parëEShare Button Gazeta Blic Derisa qytetarët në 34 komuna mund të përballen me një rritje të serishme të çmimit të rrymës nga pranvera e këtij viti, ata në katër komunat me shumicë serbe në veri nuk do ta kenë këtë brengë as këtë vit.Në përgjigjen e parë që nga licencimi, më 2022, kompania Elektrosever njoftoi se tarifat e saja do të mbesin të pandryshuara.
“Kompania Elektrosever nuk planifikon të rrisë çmimet e energjisë elektrike për momentin. Ne monitorojmë me kujdes dhe vazhdimisht situatën në treg dhe marrim në konsideratë të gjithë faktorët përkatës që ndikojnë në formimin e çmimeve”, thuhet nga ana e Elektroserverit.Furnizuesi i licencuar për Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok aktualisht ka tarifa 12 deri në 22 për qind më të ulëta se sa ato në kuadër të Furnizuesit të Shërbimit Universal apo KESCO-s.
Ndërkaq, një aprovim eventual nga Zyra e Rregullatorit për Energji i propozimit të KESCO-s për rritje prej 21.3% do të thellonte dallimit.Në një situatë hipotetike – nëse tarifat e KESCO-s do të rriteshin aq sa propozimi – për konsumin mujor nën 800 kilovatë orë Elektrosever do të kishte tarifa 48% më të ulëta.
Ndërsa, për bllokun mbi 800 kilovatë orë për tarifën lartë apo të ditës – dallimi do të ishte 36% e për atë të ulët apo të natës 47%.Ndonëse Elektrosever funksionon jashtë tregut të rregulluar, në ZRRE nuk u përgjigjën në pyetjet e televizionit për këto dallime brenda vendit./Dukagjini













