Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur në teste mjekësore te skuadra nga Serie A.
Hysaj dje u rikthye në stërvitje te Lazio dhe para se të dilnin në fushë, të gjithë lojtarët iu nënshtruan testeve.
Lojtari “kuqezi” mund të largohet nga ekipi italian. Kontrata e tij skadon në vitin e ardhshëm, 2026.
Ka disa oferta për lojtarin 31-vjeçar, por asgjë konkrete.