Presidentja, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhor,
Kjo u bë për shkak se Osmani ka pranuar më shumë propozime nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend sesa parashikohet me Kushtetutë.
“Presidentja Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje. Sapo ta marrë përgjigjen, do të vijohet me emërim. Në rrethanat aktuale janë bërë më shumë propozime nga grupet parlamentare sesa që parashikohet me Kushtetutë, prandaj duhet ta sqarojë këtë çështje Gjykata para se të vijohet tutje”, theksuan nga kabineti i presidentes.












