Nga dje sektori i Prokurimit Publik në komunën e Mitrovicës ka marrë një drejtim të ri, pasi që Zyrtar Përgjegjës (shef) i saj është emruar, Kushtrim Mehaj.
Burime të VeriuInfo nga komuna e Mitrovicës bëjnë të ditur se Kushtrim Mehaj këtë detyrë është duke e ushtruar nga dje, ku që në ditën e parë ka shpallur një tender me “Vlerë të madhe” të kontratës.
Deri vitin e kaluar për gati dy dekada Zyren e Prokurimit të Mitrovicës e kishte udhëhequr Haxhimet Ferati, për të vazhduar për disa muaj nga një zyrtare tjetër komunale, ndërsa tash kjo Zyre do të drejtohet nga Kushtrim Mehaj, i cili para pak ditës është certifikuar si zyrtar i prokurimit.
Ndryshe, Kushtrim Mehaj është për shumë vite zyrtar komunal i Mitrovicës, ku fillimisht kishte punuar në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, për të kaluar në vitin 2022 në Drejtorinë për Arsim.
Ai është jurist, pasi që ka të përfunduar Fakultetin Juridik në Kolegjin FAMA – dega në Mitrovicë.
Viteve të kaluara VeriuInfo kishte raportuar për shumë tenderë të dyshimtë që ishin dhënë nga komuna e Mitrovicës, por tash mbetet të shihet se a do ta kthehet kjo zyre në drejtimin e duhur apo ta të vazhdoj avazin e vjetër./VeriuInfo












