Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Emisari Special i Donald Trumpit e godet rëndë Albin Kurtin, thotë se ai po gënjen: “Krejt janë kundër tij”

03/02/2025 - 15:56
në Kryesore, Lajme
A A
Emisari Special i Donald Trumpit e godet rëndë Albin Kurtin, thotë se ai po gënjen: “Krejt janë kundër tij”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Absolutisht e rreme, mos u mashtroni”.

Kjo shënoi goditjen më të rëndë deklarative nga Adminsitrata e Donald Trump drejtuar kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit, i cili mbrëmë në Ferizaj tha se “kurrë nuk kanë qenë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në” se sa gjatë qeverisjes së tij.

Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, shkroi se Kurti nuk është partner i besueshëm i ShBA-së dhe se e tërë bashkësia ndërkombëtare “është e bashkuar kundër tij”.

“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, tha ai.

Më tej, Grenell e shoi Kurtin si arsye shkas se pse kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo edhe në Kosovë.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”, tha ai.

Duke iu referuar deklaratës së mbrëmshme të Kurtit drejtpërsëdrejti, Grenell bëri thirre që qytetarët e Kosovës “të mos mashtrohen” nga ato deklarime që tha janë “absolutisht të rreme”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi ai.

Çka pretendoi dje Kurti?

“Kurrë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në se me qeverinë time”.

Kështu tha ai nga Ferizaji gjatë një tubimi zgjedhor: duke ngrerë kontraste të vetëstiluara me qeveritë e kaluara se marrëdhëiet me ShBA-në “ata i përdorni për pushtet…unë për shtet”.

“Kurrë nuk i kemi pasur marrëveshjen me ShBA-të më të mira se sa tash, kurrë s’ka përfituar Kosova nga këto marrëdhënie më shumë se me ne.

Grantin mëtë madh e kem i marrë ne nga MCC, 202 milionë dollarë për bateri akumuluese”, tha Albin Kurti.

“E ata raportet me ShBA i përdornin për pushtet…ne i përdorim për shtet e jo pushtet. Për me ngjit shtetin lart e më lart”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)
HULUMTIME

Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

17/06/2025 - 15:05
Çitaku i reagon Gërvallës: Fyerje dhe poshtërim për mijëra gra e burra që guxuan ta sfidojnë vdekjen
Lajme

Çitaku i reagon Gërvallës: Fyerje dhe poshtërim për mijëra gra e burra që guxuan ta sfidojnë vdekjen

17/06/2025 - 15:01
Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest: “Vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve”
Lajme

Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest: “Vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve”

17/06/2025 - 14:42
Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale?
Kryesore

Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale?

17/06/2025 - 14:23
Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit: Figurë dhe mendje e papërsëritshme
Lajme

Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit: Figurë dhe mendje e papërsëritshme

17/06/2025 - 14:19
Ulet çmimi i naftës
Lajme

Lufta Izrael-Iran: A do të rritet shumë çmimi për një litër naftë në Kosovë, flasin naftëtarët

17/06/2025 - 14:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë