Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Emisari Special i Donald Trumpit e godet rëndë Albin Kurtin, thotë se ai po gënjen: “Krejt janë kundër tij”

03/02/2025 - 15:56
në Kryesore, Lajme
A A
Emisari Special i Donald Trumpit e godet rëndë Albin Kurtin, thotë se ai po gënjen: “Krejt janë kundër tij”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Absolutisht e rreme, mos u mashtroni”.

Kjo shënoi goditjen më të rëndë deklarative nga Adminsitrata e Donald Trump drejtuar kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit, i cili mbrëmë në Ferizaj tha se “kurrë nuk kanë qenë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në” se sa gjatë qeverisjes së tij.

Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, shkroi se Kurti nuk është partner i besueshëm i ShBA-së dhe se e tërë bashkësia ndërkombëtare “është e bashkuar kundër tij”.

“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, tha ai.

Më tej, Grenell e shoi Kurtin si arsye shkas se pse kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo edhe në Kosovë.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”, tha ai.

Duke iu referuar deklaratës së mbrëmshme të Kurtit drejtpërsëdrejti, Grenell bëri thirre që qytetarët e Kosovës “të mos mashtrohen” nga ato deklarime që tha janë “absolutisht të rreme”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi ai.

Çka pretendoi dje Kurti?

“Kurrë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në se me qeverinë time”.

Kështu tha ai nga Ferizaji gjatë një tubimi zgjedhor: duke ngrerë kontraste të vetëstiluara me qeveritë e kaluara se marrëdhëiet me ShBA-në “ata i përdorni për pushtet…unë për shtet”.

“Kurrë nuk i kemi pasur marrëveshjen me ShBA-të më të mira se sa tash, kurrë s’ka përfituar Kosova nga këto marrëdhënie më shumë se me ne.

Grantin mëtë madh e kem i marrë ne nga MCC, 202 milionë dollarë për bateri akumuluese”, tha Albin Kurti.

“E ata raportet me ShBA i përdornin për pushtet…ne i përdorim për shtet e jo pushtet. Për me ngjit shtetin lart e më lart”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Sekuestrohen mbi 120 mijë euro të Dheu i Bardhë, ndalohen katër shtetas rumunë, Policia jep detaje

Sekuestrohen mbi 120 mijë euro të Dheu i Bardhë, ndalohen katër shtetas rumunë, Policia jep detaje
29/04/2026 - 15:28

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë gjetur dhe janë sekuestruar mbi 122,000 euro dhe mbi 4,000 lei rumunë. Në njoftim bëhet...

Më shumëDetails

Bahtiri e nis fushatën para kohe, sulmon Vjosa Osmanin, me të cilën dikur bën selfie e krenohej

Bahtiri e nis fushatën para kohe, sulmon Vjosa Osmanin, me të cilën dikur bën selfie e krenohej
29/04/2026 - 14:50

Dikur statuset në foto të Vjosa Osmani i niste plotë lavdata, madje edhe bën selfie me të, por në prag të fushatës zgjedhore, Agim Bahtiri, ka ndryshuar qasje....

Më shumëDetails

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve
29/04/2026 - 14:48

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se KQZ-ja ka kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e procesit zgjedhor, pas takimit me ushtruesen e detyrës...

Më shumëDetails

Musliu: PDK do të dalë e para në zgjedhje

Musliu drejtuar VV-së: Gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata që, vetëm falë veprës së tyre, ju sot jetoni të lirë në Kosovë
29/04/2026 - 14:33

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e bindur se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen së shpejti...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në një takim kryetarin e KQZ-së

Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në një takim kryetarin e KQZ-së
29/04/2026 - 14:24

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në një takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqin, ku po diskutohet për zgjedhjet...

Më shumëDetails

Trump paralajmëron Iranin: Regjimi duhet të marrë masa

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
29/04/2026 - 14:06

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se regjimi duhet të “merr masa” dhe nuk di “si të nënshkruajë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Cakolli: Haxhiu i ka 10 ditë që ta caktojë datën e zgjedhjeve, këto dy data janë të mundshme

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë