Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka bërë të ditur se do t’u bashkohet qytetarëve që pritet të mblidhen sërish në shesh.
Protesta e sontme do të jetë e teta me radhë në Prishtinë, ku qytetarë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.











