Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë për KoSsev, ka folur për situatën politike në vend dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.
Hasani ka thënë se nuk parashikon që të ketë zgjedhje të reja gjatë këtij viti, meqë sipas tij, kjo do të ishte një “vetëvrasje politike për Kurtin”.
Sa i përket emrit për president, Hasani ka thënë se dyshon që Kurti do ta përkrah Vjosa Osmanin edhe për një mandat, meqë Osmani përbën sfidë për Kurtin dhe autoritetin e tij.
“Ai ka nevojë për një person që është absolutisht besnik ndaj tij ose dikë që zotëron besueshmëri të fortë dhe të thellë politike dhe morale – cilësi që, në rastin e znj. Osmani, mungojnë”, ka thënë Hasani.














