Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enver Robelli godet Vjosa Osmanin për Bordin e Paqes: Klub i Trump, kopalla, rrena për interesa të ulëta personale

27/01/2026 - 12:31
në Lajme
A A
Enver Robelli godet Vjosa Osmanin për Bordin e Paqes: Klub i Trump, kopalla, rrena për interesa të ulëta personale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Enver Robelli ka goditur ashpër Presidenten Vjosa Osmani, që nënshkroi në Davos anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, në një ceremoni që u drejtua nga presidenti amerikan Trump.

Në një koment të publikuar në Koha, Robelli thotë se është e kuptueshme që Kosova e ka zor t’i thotë jo një ftese nga Shtetet e Bashkuara edhe kur një nismë të tillë e braktisin shumica e vendeve të BE-së. Por, ai thotë se problematike bëhet kur opinioni “bombardohet paturpësisht me kopalla, rrena e propagandë”.

Robelli është parë në Shtëpinë e Kosovës në Davos ku për disa ditë ka zhvilluar aktivitete Kryeministri Albin Kurti.

“Poshtërsia më e madhe që mund të bëhet ndaj qytetarëve në Kosovë është mashtrimi e propaganda për interesa të ulëta personale e egoiste”.

Në argumentimin e saj në një intervistë për BBC, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova ka pranuar të jetë në një tavolinë ku është edhe Rusia meqenëse ajo s’ka të drejtë vetoje sikurse ka në OKB.

Por, për këtë Robelli thotë se s’u tha e vërteta.

“Po thuhet, për shembull, se në të ashtuquajturin “Bord i Paqes” të Donald Trumpit, nuk kanë të drejtë vetoje Rusia dhe Kina. E vërteta është: as Rusia, as Kina nuk janë anëtare të kësaj trupe (së paku deri tani). Pse kjo rrenë?”.

Robelli komentoi edhe deklaratën e bujshme të këshilltares së Osmanit, ish-kryediplomates Meliza Haradinaj, që e konsideroi këtë anëtarësim të Kosovës si historik.

“Hyrja e Kosovës në këtë organ apo klub po krahasohet pa pikë turpi me shpalljen e pavarësisë (2008) dhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi vlefshmërinë e deklaratës për shpalljen e pavarësisë së Kosovës (2010)”.

“Këto krahasime janë të paqëndrueshme. Edhe më keq: janë mashtrim i opinionit. Nuk ka nevojë për rrena, nga asnjë zyrë shteti, as nga ndonjë vartëse në zyrën e kryetares së vendit”, thotë ai.

Deri më tani, Kryeministri në detyrë Albin Kurti se ka thënë asnjë fjalë për anëtarësimin e Kosovës në Bord. Për këtë aludoi edhe Robelli duke shtruar pyetjet: “Cilat janë obligimet? A pati koordinim ndërinstitucional dhe ndërpartiak? Cilat janë përfitimet? A do të jetë Kosova pjesë e këtij klubi edhe pas tre vjetësh kur shpikësi i bordit kërkon 1 miliard dollarë si taksë anëtarësimi? A duhet të pyetet parlamenti për këtë anëtarësim? A duhet të votohet ky anëtarësim në parlament? Kur do të votohet?”.

“Politika e brendshme nuk duhet të shndërrohet në politikë të jashtme. Modelet e rrenave nga e kaluara nuk duhet të përsëriten. As tentimet qesharake për të përdorur topuze morale. As analizat e nivelit të kafehaneve mbi rendin e ri botëror që tani Kosova po e ndërtuaka bashkë me shefin e ri dhe të përjetshëm të “Bordit të Paqes”. I ngjan asaj barsoletës kur elefanti e miu kalonin një urë dhe miu i thoshte elefantit: “E sheh si po e dridhim urën?””./Express/

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu i ashpër me Kurtin: Gënjeshtar, mashtrues e zhvatës
Lajme

Haxhiu kërkon nga KQZ rikthim të menjëhershëm të rinumërimit sipas rendit të komunave: Çdo votë e cenuar është një goditje ndaj demokracisë

27/01/2026 - 13:20
Këta janë dy zyrtarët e arrestuar në Prishtinë
Kryesore

Këta janë dy zyrtarët e arrestuar në Prishtinë

27/01/2026 - 13:10
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet, njëri u kap në flagrancë
Kryesore

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet, njëri u kap në flagrancë

27/01/2026 - 13:03
LDK i referohet rregullores, tregon kur duhet të mbahet seanca konstituive- pushtetarëve iu kërkon dorëheqje
Kryesore

LDK zgjedh drejtimin e partisë të shtunën, Abdixhiku duket i qetë, Hoti kujton “paparashikueshmërinë” e Kuvendeve të LDK-së

27/01/2026 - 12:59
Agim Aliu kërkon reformim në degën e LDK-së në Podujevë: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë
Kryesore

Agim Aliu kërkon reformim në degën e LDK-së në Podujevë: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë

27/01/2026 - 12:18
Tahiri: Albin Kurti e ndëshkoi dhe e nënshtroi Kosovën, ktheu Rezolutën 1244
Lajme

Negociatat me Rusinë, Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

27/01/2026 - 12:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Në Mitrovicën e veriut largohen nga puna tre punëtorë shqiptarë të punësuar gjatë qeverisjes së VV-së

    Në Mitrovicën e veriut largohen nga puna tre punëtorë shqiptarë të punësuar gjatë qeverisjes së VV-së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    552 Shpërndaje
    Shpërndaje 221 Tweet 138
  • Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kosovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë kandidatët për deputet që pësuan më së shumti nga manipulimi me vota

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arian Tahiri dënon djegien e bagerit të kompanisë që komuna e angazhoi për rrënimin e objekteve pa leje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë