Vjosa Osmani është tërhequr nga kërkesa për Gjykatën Kushtetuese për ecurinë drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës në rast bllokade, sikurse po ndodh me legjislaturën aktuale.
Për këtë ka marrë mbështetje nga këshilltari i kryeministrit në detyrë, Elvis Hoxha, i cili është njëherësh edhe anëtar në VV.
“Erdhi koha të pastrohen strukturat paralele edhe në Kushtetuese”, ka shkruar Hoxha në ‘Facebook’.
Osmani tha se arsyeja e tërheqjes nga kërkesa është vendosja e gjyqtarit Radomir Laban si gjyqtar raportues i çështjes.