Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bulliqi mohon favorizimet nga niveli qendror: Të gjitha komunat jemi trajtuar në mënyrë të barabartë nga Qeveria

07/08/2025 - 11:33
në Lajme
A A
Bulliqi mohon favorizimet nga niveli qendror: Të gjitha komunat jemi trajtuar në mënyrë të barabartë nga Qeveria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur edhe për raportin me nivelin qendror dhe ankesat nga komunat tjera se komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosje favorizohen.

Sipas Bulliqit, trajtimi ka qenë i barabartë për të gjitha komunat, por që në disa komuna ka pasur kërkesa shtesë dhe se komunat është dashur të konkurrojnë me projekte.

“Shumë herë është diskutuar kjo çështje, nga ajo që kemi vërejtur, të gjitha komunat janë trajtuar në mënyrë të barabartë sa i përket çështjes së buxhetit por pastaj varësisht nga komuna dalin dhe kërkesa shtesë. Po e marr shembull kërkesa për caktim të lokacioneve për ndërtim të çerdhe, ku shumë nga kolegët tanë kanë hezituar ta bëjnë këtë. Prandaj varet se sa kanë pasur gatishmëri për të konkurruar me projekte. Andaj mendoj se trajtimi ka qenë i barabartë. Kemi pasur një varg takimesh me kryeministrin e ministrat e linjave dhe të gjitha këto kanë qenë në frymën e bashkëpunimit të mirë që ka treguar niveli qendror me nivelin lokal”, ka thënë ai.

Po ashtu, kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, foli për programin zgjedhor dhe projektet që do t’i përfshijë aty.

“Jemi duke punuar në planin zgjedhor. Aty do t’i përfshijmë të gjitha projektet. Nuk dua t’i hap të gjitha ato pasi nuk i kemi bërë ende publike në programin zgjedhor por besoj se projektet e mëdha kapitale për Llapin po e marrin formën konkrete dhe po ashtu ato porjekte që na mbesin mendoj se shumë më lehtë do t’i realizojmë se ato që i kemi realizuar në këtë mandat. Dua ta zë në gojë vetëm projektin për ngrohje qendrore në të cilin jemi duke punuar në fizibilitetin e tij. Atë që harrova ta përmend, kur e kemi marrë mandatin kemi thënë se për bujqit do të ndahen 2 milionë euro por që kjo ka kaluar 4 milionë subvencione”, është shprehur Bulliqi për Gazeta Blic.

Intervista e plotë:

JU REKOMANDOJMË

Osmani thotë se Kurti do President që “s’mban qëndrime”: E sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që s’bën asgjë

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit
15/08/2026 - 08:40

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimet që pati ajo dhe kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kur u takuan për të biseduar...

Më shumëDetails

Trump: Së shpejti do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
15/08/2026 - 08:32

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se së shpejti do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara, ndërsa deklaroi se bllokada amerikane e kësaj rruge...

Më shumëDetails

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë pas vendimit të KPK’së
15/08/2026 - 08:17

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, iu ka dërguar ftesa liderëve partiakë për një takim të përbashkët “konsultativ” për të diskutuar për çështjen e Presidentit. Takimi u...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës
15/08/2026 - 08:02

Deri në një orë qytetarëve po iu duhet të presin për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare të Merdarës, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për...

Më shumëDetails

Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare

Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
14/08/2026 - 23:11

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Adresa”, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje deshën ta poshtërojnë këtë parti me propozimin për marrëveshjen...

Më shumëDetails

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit
14/08/2026 - 22:56

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, nesër do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit. Aksioni i tyre, siç njoftohet në komunikatë, do zhvillohet nga ora...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë