Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araqchi, që vendi i tij të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara, si mënyra e vetme për të zgjidhur konfliktin me Izraelin dhe tensionet mbi programin bërthamor të Teheranit.
Gjatë një takimi në Stamboll, Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një rol ndërmjetësues në rifillimin e dialogut mes palëve, raporton BBC.
Ai e cilësoi sulmin e fundit të Izraelit ndaj Iranit si një “akt sabotimi” për të penguar përpjekjet diplomatike drejt një zgjidhjeje.