Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Erdogan paralajmëron Izraelin: Po rrezikon ekzistencën…

16/06/2025 - 20:45
në Kryesore, Lajme
A A
Erdogan paralajmëron Izraelin: Po rrezikon ekzistencën…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka lëshuar deklarata të forta kundër Izraelit, duke e akuzuar këtë të fundit për agresion të vazhdueshëm në rajon dhe për moskuptim të pasojave afatgjata të veprimeve të tij, shkruan A2 CNN.

Në një fjalim të fundit, ai theksoi se mbështetja pa kufij që Izraeli merr nga Perëndimi po e nxit atë të veprojë pa ndjeshmëri ndaj realitetit gjeopolitik dhe historik të rajonit.

“Izraeli, që sulmon Iranin me mbështetjen e pakufishme të Perëndimit, shkatërron Gazën dhe ushtron presion ndaj çdo vendi në rajon, nuk është në dijeni të pasojave të veprimeve të veta”, deklaroi Erdogan.

Ai paralajmëroi se Izraeli mund të kuptojë gabimin e tij vetëm kur të jetë shumë vonë, duke nënvizuar se asnjë shtet në këtë gjeografi të lashtë nuk është i izoluar nga të tjerët, për shkak të lidhjeve të thella historike dhe kulturore.

Presidenti turk shtoi se çdo sulm ndaj Palestinës apo Iranit nuk është një çështje që prek vetëm popullsinë lokale, por ka ndikim të gjerë në të gjithë rajonin dhe shkakton pasoja afatmesme dhe afatgjata për të gjitha shoqëritë.

“Sulmet ndaj popullit palestinez dhe territoreve të tij nuk janë thjesht çështje të disa milionë njerëzve atje. Po ashtu, sulmi ndaj tokave iraniane nuk është vetëm një çështje që prek shtetin iranian”.

Në vijim të fjalës së tij, Erdogan paralajmëroi se çdo hap i ndërmarrë në rajon pa vlerësuar realitetet historike dhe sociale, sjell katastrofa të reja. Ai kujtoi se “këto katastrofa zakonisht përfundojnë me zhdukjen e shtypësve”.

“Izraeli po rrezikon ekzistencën e tij dhe të ardhmen e shoqërisë së vet me çdo akt shtypës që kryen, me çdo gjak që derdh dhe me çdo krim kundër njerëzimit që kryen”, theksoi ai, duke dhënë një paralajmërim të qartë mbi pasojat që mund të ketë vazhdimi i agresionit izraelit.

JU REKOMANDOJMË

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës
24/03/2026 - 23:27

Deputeti nga Vushtrria, Rrahman Rama, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik kur bota demokratike vendosi të mos heshtë...

Më shumëDetails

Gruda: VV-ja ka dëshiruar një president militant partiak

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
24/03/2026 - 22:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar se synon një president të kontrolluar politikisht dhe të...

Më shumëDetails

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit
24/03/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se Vjosa Osmani do të bëhej presidente e Kosovës edhe pa votën e...

Më shumëDetails

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
24/03/2026 - 22:51

Erjon Krasniqi nga Vushtrria ka arritur një sukses të rëndësishëm akademik, duke marrë titullin Doktor Shkence në fushën e Inxhinierisë Ndërtimore në Japoni, me nderime të larta nga...

Më shumëDetails

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën
24/03/2026 - 22:42

“Kam raporte normale”, u përgjigj deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, kur u pyet se çfarë raportesh ka me kolegen e saj Doarsa Kica Xhelili. Kjo pyetje iu shtrua...

Më shumëDetails

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan
24/03/2026 - 22:20

Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, familja Haradinaj mirëpriti sot në Gllogjan shefin e CIA-s për Ballkanin. Në një video të publikuar nga Indeksonline, shihet shefi i CIA-s...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë