Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Është montazh”, “mundet me qenë moti ajo”, Xhafer Gashi dhe vëllai i tij me versione të ndryshme për takimin me njeriun e Listës Serbe

21/10/2025 - 12:14
në Kryesore, Lajme
A A
“Është montazh”, “mundet me qenë moti ajo”, Xhafer Gashi dhe vëllai i tij me versione të ndryshme për takimin me njeriun e Listës Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe komuna e Obiliqit ka shkuar në balotazh. Xhafer Gashi i LDK-së do të ballafaqohet me Halil Thaçin e Vetëvendosjes në garën e dytë për këtë komunë, shkruan Insajderi.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Xhafer Gashi i LDK-së ka marrë 5,613 vota, kurse Halil Thaçi nga VV-ja ka marrë 5,257 vota.

Ndërkohë partia që doli e treta në listë është Lista Serbe me Goran Dancetovic.

Para dy dite, gazeta Papirus publikoi një foto ku shiheshin në takim Enver Gashi, vëllai i kandidatit për kryetar të Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, inspektori i komunës Hajrullah Preniqi, si dhe përfaqësuesi i Listës Serbe Ivan Vuksanoviç.

Sipas raportimit të kësaj gazete takimi ishte zhvilluar në një ambient të qetë, ku ishte diskutuar për sigurimin e votave në balotazhin e ardhshëm.

E Gazeta Insajderi ka kontaktuar Xhafer Gashin e LDK’së dhe vëllaun e tij Enver Gashin.

Kandidati për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi ka mohuar për një takim të tillë tani, sipas tij fotoja është e viteve të kaluara.

“Ajo foto mundet me qenë vite e mahershme, e montuar”, tha shkurt Xhafer Gashi, duke mohuar se takimi ka ndodhur këto ditë balotazhi.

Nga ana tjetër, vëllai i Xhaferit, Enver Gashi, i cili edhe shihet në foton e takimit, dha një version pak më ndryshe.

Ai mohoi se takimi të ketë ndodhur edhe në të kaluarën. Sipas tij fotoja është krejtësisht montazh, dhe nuk është takuar e biseduar kurrë me Listën Serbe.

“Nuk jena taku as takim, as telefonat as hiç, ajo foto është montazh, nuk ka ndodh as në të kaluarën as hiç”, tha Enver Gashi.

Raportimet për këtë takim, kanë ngjallur reagimet e partive tjera. Sami Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje në Obiliq e ka quajtur tradhti ndaj qytetit.

“Qytetarët e Obiliqit duhet ta dinë: kryetari po bashkëpunon me Listën Serbe dhe me njerëz të dyshimtë për të fituar balotazhin. Kjo nuk është politikë – është tradhti ndaj qytetit!”, ka shkruar Ahmeti.

Insajderi para një jave, poashtu ka raportuar pretendimet që ishin hedhur se në disa vendvotime të komunës së Obiliqit ka pasur keqpërdorim të votës.

Kryetari i LDK-së, Xhafer Gashi ka dalë fitues në shkollën “Sveti Sava”, ku ka arritur 53,04% ose 498 vota. Pasues ka qenë kandidati i Listës Serbe me 33%.

Sipas analistit Xhevdet Pozharit kjo shkollë është me shumicë serbe votues.

“A din ndokush nga Obiliqi të ma shpjegojë se si është i mundur ky rezultat – një shqiptar në një vendvotim me shumicë serbe të jetë më i pëlqyer sesa kandidati i Listës Serbe?!”, ka qenë pyetja e Poazharit

JU REKOMANDOJMË

Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe NATO
Lajme

Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe NATO

21/10/2025 - 20:02
Zyrtari i dyshuar për dallavere me tenderë mbi 8 milionë euro është baxhanak i Xhafer Tahirit
Kryesore

Zyrtari i dyshuar për dallavere me tenderë mbi 8 milionë euro është baxhanak i Xhafer Tahirit

21/10/2025 - 19:38
Kraki ironizon ish-opozitën: Matematika e tyre nuk ekziston askund në botë, ndoshta mbushen mend
Lajme

“Ka gjasa me pas qeveri, por s’mund të flas” – Kraki për formimin e qeverisë së re

21/10/2025 - 19:17
Franca: E papranueshme që autorët e Banjska janë të lirë – Kosova ta themelojë Asociacionin
Kryesore

Franca: E papranueshme që autorët e Banjska janë të lirë – Kosova ta themelojë Asociacionin

21/10/2025 - 19:12
Britania sfidon Serbinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Dorëzoni Radoiçiqin
Lajme

Britania sfidon Serbinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Dorëzoni Radoiçiqin

21/10/2025 - 18:54
Trump me mesazh të fuqishëm për Putinin
Lajme

Dështon takimi Trump-Putin

21/10/2025 - 18:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    Mbyllet rinumërimi i dy vendvotimeve në Mitrovicë, Arian Tahiri para Faton Pecit

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Sylejman Meholli më 2021: Xhafer Tahiri … sa i paftyrë duhet jesh të shpifësh në këtë nivel! TURP!

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    905 Shpërndaje
    Shpërndaje 362 Tweet 226
  • Zyrtari i dyshuar për dallavere me tenderë mbi 8 milionë euro është baxhanak i Xhafer Tahirit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dallavere me tenderë me mbi 8 milionë euro, arrestohet zyrtari i lartë shtetëror(Emri)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë