Sot ka përfunduar raporti nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër.
Raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.
Pas publikimit të raportit është shtuar prezenca e automjete të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Gazetari i VeriuInfo raporton se në pjesën veriore të Urës së Obrit janë vendosur dy automjete të EULEX-it.
Këto automjete janë vendosur pikërisht para pengesave të betonit që bllokojnë qarkullimin e automjeteve mbi Urën e Ibrit.
Se a janë vendosur si pararojë e mos hapjes së Urës apo është parkim i zakonshëm, kjo pritet të dihet në orët vijuese./VeriuInfo












