Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Euro e nis vitin 2023 me revansh ndaj Lekut

07/01/2023 - 20:54
në Ekonomi
A A
Euro e nis vitin 2023 me revansh ndaj Lekut

Close-up on a stack of Euros and Albanian Lek.

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Euro po shënon një rritje të fortë në kursin e këmbimit me Lekun gjatë ditëve të para të vitit 2023. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 116.09 lekë, në rritje me 1.55 pikë krahasuar me të mrkurën dhe me 1.86 pikë krahasuar me fundin e vitit 2022. Sipas burimeve nga tregu, besohet se në fund të dhjetorit ka pasir një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë, që ndali zhvlerësimin e shpejtë të kursit të Euros kundrejt Lekut. Më datë 28 dhjetor Euro ra në vlerën e 112.83 lekëve, niveli më i ulët i të gjitha kohërave në kursin e këmbimit me Lekun. Pas këtij momenti, besohet se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg për të blerë Euro, veprim që e ka ndalur nënçmimin e mëtejshëm të monedhës europiane.

Gjithashtu, në ditët e fundit të muajit dhjetor, sipas agjentëve, ka pasur edhe një rritje të kërkesës për Euro. Kjo kërkesë mund të jetë nxitur nga lëvizjet jashtë vendit të shqiptarëve për festa, por edhe nga sjellja oportuniste e aktorëve që kanë nevojë për Euro dhe që kanë shfrytëzuar kursin shumë të ulët për të blerë. Këtu mund të përfshihen bizneset, por edhe shumë familje që kanë kredi apo shpenzime të tjera të planifikuara në Euro.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë dhe rritja e kërkesës në ditët e fundit të vitit 2022 sollën një ringritje të shpejtë të kursit të Euros. Agjentët e tregut besojnë se efektet e këtyre faktorëve po vijojnë edhe në ditët e para të janarit. Bankat dhe institucionet financiare që kanë shitur Euro në fund të dhjetorit, për t’iu përgjigjur kërkesës nga faktorët e mësipërm, tashmë mund të kenë kaluar në blerje, për të mbyllur pozicionet e hapura nga shitjet në volume të mëdha. Nga ana tjetër, agjentët besojnë se lëvizjet e forta në një kah të caktuar të kursit krijojnë zakonisht një efekt të fortë psikologjik në treg, për shkak se krijojnë pritshmëri se kursi do të vazhdojë të lëvizë në të njëjtin drejtim. Gjithashtu, pasiguria e lartë bën që agjentët e këmbimit valutor të rrisin ndjeshëm marzhet e tyre të këmbimit.

Agjentët mendojnë se, në mungesë të faktorëve të tjerë nga ana e kërkesës apo ofertës, efektet e zhvillimeve të fundit të vitit 2022 priten të përthithen gradualisht gjatë ditëve në vazhdim dhe kursi i këmbimit Euro-Lek të stabilizohet.

Vitin e kaluar, kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi nivelet më të ulëta historike, duke arritur kulmin në fund të muajit dhjetor. Sipas ekspertëve, rënia e Euros ka ardhur për shkak të një oferte të lartë të shkaktuar nga burime formale, si turizmi, remitancat apo investimet e huaja, por gjithashtu edhe nga prurjet e larta informale nga jashtë. Mbiçmimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron e ndihmoi ekonominë shqiptare të përthithte pjesërisht rritjen e fortë të çmimeve të importit, duke ndikuar (veç faktorëve të tjerë) në nivele më të ulëta të inflacionit krahasuar me Eurozonën dhe ekonomitë fqinje./Monitor

JU REKOMANDOJMË

Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike
31/07/2026 - 20:57

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Qeveria miratoi Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së...

Më shumëDetails

“Kostoja e jetesës në Kosovë do të vazhdojë të rritet”

“Kostoja e jetesës në Kosovë do të vazhdojë të rritet”
31/07/2026 - 19:51

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka paralajmëruar se Kosova do të përballet me sfida të mëdha ekonomike në periudhën në vijim, duke veçuar rritjen e kostos së jetesës...

Më shumëDetails

Javë për javë më lirë në Emona Center

Javë për javë më lirë në Emona Center
30/07/2026 - 19:21

Rrjeti i markeve Emona Center ka lansuar ofertat e reja javore me zbritje të mëdha. Kjo super ofertë nis nga data 31 dhe vlen deri më datë 06...

Më shumëDetails

Caktohen çmimet e derivateve për sot

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
30/07/2026 - 09:59

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro...

Më shumëDetails

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë
30/07/2026 - 08:57

Hapja e bizneseve të reja në Kosovë vijon të bjerë për të tretin muaj radhazi, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga kulmi i regjistruar në mars,...

Më shumëDetails

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët, çmimet tavan nuk janë zgjidhje

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët, çmimet tavan nuk janë zgjidhje
28/07/2026 - 18:28

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë, duke vlerësuar se kjo situatë ka pasoja të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë