Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Evropa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

03/09/2025 - 08:53
në Lajme
A A
Evropa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet evropiane mund të përballen me një faturë në vlerë prej një trilion dollarësh për riarmatim, në dritë të kërcënimit në rritje nga Rusia dhe rishikimit të ri të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, që mund të sjellë një tërheqje dramatike të forcave amerikane nga kontinenti, u tha në një raport të publikuar më 3 shtator.

Raporti prej 106 faqesh i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me seli në Londër, evidenton mangësi në të gjitha fushat: në prodhim, inteligjencë dhe pajisje ushtarake si raketat me rreze të gjatë veprimi apo në sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore.

“Një nga arsyet kryesore për këtë urgjencë më të madhe është kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe pasiguria mbi angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e aleatëve evropianë”, thuhet në raport.

“Teksa vlerësimet strategjike ndryshojnë midis vendeve evropiane për atë se sa shpejt forcat ruse mund të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për NATO-n në Evropë, afatet e tyre zakonisht variojnë nga dy deri në pesë vjet”.

Ndërkaq, Rishikimi global i forcave të Pentagonit pritet të publikohet gjatë këtij muaji dhe të paraqesë një zhvendosje të burimeve ushtarake nga Evropa për në Azi/Paqësor.

“Disa zyrtarë të NATO-s besojnë se një reduktim deri në 30 për qind i trupave amerikane mund të ndodhë”, thuhet në raportin e titulluar “Përparimi dhe Mangësitë në Mbrojtjen e Evropës: Një Vlerësim”.

Rritja e buxheteve për ushtritë
Udhëheqësit evropianë gjatë këtij viti kanë bërë plane në mënyrë se si t’iu përgjigjen këtyre sfidave. Në mars, në një samit të Bashkimit Evropian udhëheqësit u zotuan se do të shpenzojnë miliarda në mbrojtje, teksa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti një “moment përcaktues për Evropën”.

Kreditë e mbështetura nga BE-ja deri në 150 miliardë euro janë vënë në dispozicion të shteteve anëtare për të forcuar ushtritë e tyre, dhe rregullat e borxhit të Eurozonës janë zbutur sa i përket shpenzimeve ushtarake.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar vazhdimisht aleatët evropianë të NATO-s se nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtje dhe mbështeten shumë në fuqinë ushtarake të SHBA-së. Por, së fundi ai i ka lavdëruar ata pasi janë zotuar se do të shpenzojnë më shumë, veçmas pas samitit të NATO-s që u mbajt në qershor, kur shtetet anëtare u pajtuan që të rrisin buxhetet për mbrojtje në 5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm.

Por, raporti i IISS vë në pah se kjo nuk është vetëm çështje parash. Një problem kyç, sipas raportit, do të jetë ndërtimi i kapaciteteve ushtarake.

“Industritë e mbrojtjes të Evropës vazhdojnë të përballen me sfida në rritjen e prodhimit aq shpejt sa kërkohet, teksa shumë ushtri evropiane nuk arrijnë të përmbushin objektivat e tyre për rekrutim”, u tha në raport.

Në raportin e IISS-së theksohet se Mbrojtja e integruar ajrore dhe raketore (IAMD) është një fushë ku Evropa është veçmas e cenueshme.

Komandantë aktualë dhe ish-komandantë ushtarakë amerikanë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se mburoja ajrore e Evropës nuk është e përgatitur për t’u përballur me shkallën e kërcënimit nga Rusia.

“Ju e shihni çfarë ka ndodhur në qytetet e mëdha të Ukrainës. E njëjta gjë do të mund të ndodhte edhe në disa nga qytetet e mëdha të Evropës”, tha në prill për Radion Evropa e Lirë, Philip Breedlove, ish-komandant suprem i NATO-s në Evropë.

Raketat me rreze të gjatë veprimi
Një tjetër dobësi që është vënë në pah në raportin e IISS-së janë raketat me rreze të gjatë veprimi.

Vendet evropiane kanë raketa shumë efektive lundruese – që lëshohen nga ajri – sikurse raketat anglo-franceze Storm Shadow/Scalp apo sistemin gjerman, Taurus.

Ndërkaq, Ukraina – e cila nuk është anëtare e NATO-s – së fundi ka prezantuar raketat e saj të reja lundruese Flamingo.

Por, “vetëm pak aleatë evropianë aktualisht kanë sisteme tokësore për sulme precize dhe me rreze të gjatë, ndërsa në aspektin detare, vetëm Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë raketa lundruese det-tokë me rreze veprimi prej 1.000 kilometrash”, thuhet në raport.

“Projekti Qasja Evropiane për Sulme me Rreze të Gjatë [ELSA] është, potencialisht, përpjekja më e rëndësishme evropiane për të zgjatur kapacitetin e saj konvencional për sulme tokësore deri në, dhe ndoshta përtej, 2.000 kilometrave”, thuhet më tej në raport.

Projekti është lansuar nga Franca, Gjermania, Polonia dhe Italia. Më vonë, këtij projekti iu bashkua Britania, Suedia dhe Holanda.

Dobësitë e tjera të përmendura në raport përfshijnë mungesën e aeroplanëve për vëzhgim dhe inteligjencë, “kapacitete sovrane për përpunimin e të dhënave në shkallë të gjerë” dhe procesi i ngadaltë e i pakoordinuar i prokurimit.

Kërkesat për shpenzime vijnë në kohën kur qeveritë evropiane përballen po ashtu me presione të mëdha për shpenzimet joushtarake në fusha të ndjeshme si shëndetësia, arsimi dhe çështje sociale.

Përballimi i këtyre sfidave, u tha në raport, “do të kërkojë që shumë aleatë evropianë të NATO-s të ndërmarrin rreziqe të mëdha financiare dhe të marrin vendime shumë të vështira politike”./REL

JU REKOMANDOJMË

Fejzullahu nga ZRrE dëshmon kundër Krasniqit të KEK
Lajme

Fejzullahu nga ZRrE dëshmon kundër Krasniqit të KEK

03/09/2025 - 10:47
Nagip Krasniqi shkon në Gjykatë për t’u përballë me akuzat e Prokurorisë Speciale
Lajme

Nagip Krasniqi shkon në Gjykatë për t’u përballë me akuzat e Prokurorisë Speciale

03/09/2025 - 10:45
Kryeziu-Enver Hasanit: S’je hartues i Kushtetutës, s’ke kaluar as nëpër korridoret e zyrave ku ne kemi punuar!
Lajme

Kryeziu-Enver Hasanit: S’je hartues i Kushtetutës, s’ke kaluar as nëpër korridoret e zyrave ku ne kemi punuar!

03/09/2025 - 10:27
Kontrabanduesi godet veturën e policisë në Kaçanik dhe arrin të ikë nga territori i Kosovës
Lajme

Kontrabanduesi godet veturën e policisë në Kaçanik dhe arrin të ikë nga territori i Kosovës

03/09/2025 - 10:22
Skandalizon përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje: UÇK është bërë pengesa më e madhe e shtetndërtimit, Kosova po merr frymë më lirshëm me krerët e UÇK-së në Hagë
Lajme

Skandalizon përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje: UÇK është bërë pengesa më e madhe e shtetndërtimit, Kosova po merr frymë më lirshëm me krerët e UÇK-së në Hagë

03/09/2025 - 10:15
Nuredin ‘Drenica’ deklarohet pas seancës: Ky tuc të përgjigjet në Prokurori
Lajme

Nuredin ‘Drenica’ deklarohet pas seancës: Ky tuc të përgjigjet në Prokurori

03/09/2025 - 10:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Lajm historik nga Trepça”/11 hektarë në vlerë rreth 23 milionë euro po i kthehen gjigantit metalurgjik

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rrebeshe shiu ditëve të ardhshme, temperaturat sërish në rënie

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë