Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fahrije Hoti, Faton Pecit: Dil kërko falje publike, kurrë gratë e Krushës s’kanë përjetuar këso etiketimesh

25/11/2024 - 11:51
në Kryesore, Lajme
A A
Fahrije Hoti, Faton Pecit: Dil kërko falje publike, kurrë gratë e Krushës s’kanë përjetuar këso etiketimesh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jam njollos unë, janë njollos gratë e Krushës – kjo kurrë s’ka ndodhur – Ministri Faton Peci të dalë të kërkojë falje…ose që e mban egon e tij, do ta denoncojmë.

Drejtuesja e Kooperativës Bujqësore “Krusha” në konferencën për media ku adresoi, siç tha ajo, “shpifjet” e bëra nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka kërkuar që ky i fundit të reflektojë me kërkimfalje publike ndaj grave të Krushës të cilat u bënë subjekt debati publik pas refuzimit që iu bë një projekti të tyre nga shteti.

“Unë nuk e di ku e paska gjetë ai atë dosje”, tha Fahrije Hoti, duke mohuar se ajo është paditur ndonjëherë; derisa kërkoi nga Peci që edhe ta ofrojë atë dosje.

“Ministri Peci më ka përmend që Fahrije Hoti është e paditur në gjykatë. Përkundrazi, unë nuk kam marrë ftesë të atillë. Nuk kam marrë asnjëherë, asnjë ftesë, që unë jam e paditur që s’paskna kthy mjetet të ekzekutuara 2015-2017”, tha ajo në konferencë për media.

“Unë nuk nuk e di ku e ka gjetë ai atë dosje, dhe kërkoj nga ministri bashkë me atë dosje, që të kërkoj falje për këtë njollosje që iu ka adresua jo veç Fahrijes, por edhe stafit punëtorve, janë njollosur të gjitha gratë e Krushës nga ky etiketim, nga ministri”, tha ajo.

Drejtuesja e KB Krushës kërkoi nga Faton Peci “të ndalojë”, siç tha ajo, “shantazhimet” përmes shkrimeve dhe videoeve në rrjete sociale. video, shkrime nëpër rrjete sociale.

“E ka petkun e ministritt, jo mu marrë me çështje personale me Fahrijen. Ne kemi ndërtu këtë kompani me dhimbje, sakrificë e me lot,pa ndihmën e kurrëkujt – deri më 2010 kemi punu nëpër famuilje, e nga 2010 na ka ndihmu qoftë ministrit, qoftë donatorët, e jemi bë bashkë”.

“Asnjëherë etiketim ndaj grave të Krushë nuk ka ndodhur deri këtë vit. Dhe me keqardhje po e them: nuk më dhemb si emër Fahrije, por s iGratë e Krushës. Kërkoj nga institucionet të mos merren me Fahrijen, Nuk e di ku e ka marrë Lirim Mehmetaj atë dokument që e ka shpalos. Ministri me të vërtetë më ka njollos, dhe nuk e fali pa kërkiamfalje”, tha ajo.

“Ne nuk jemi idhni që jemi refuzu…as s’jemi marrë me të…nga 2015 dhe 2024 asnjë grant s’kemi marrë, përjashtim nga BE në pandemi. Dua kërkimfalje, por nëse Faton Peci e mban egon e vet dhe e drejton gishtin ndaj meje, si unë e paditur, atëherë normal që marrë masa dhe e denoncojmë”, tha ajo.

Çfarë kishte pretenduar Peci?

Krejt kjo që nisi kur Peci u miratoi grante qindmijëshe vëllaut dhe dajës së Fitore Pacollit por refuzoi Kooperativën Bujqësore Krusha.

Peci betejën e kishte me një sllogan të PDK-së, “Kushës, jo Krushës”

“Tash a Kushës a Krushës me jau kthy cent m’cent?”, pati shkruar Peci.

“A e dini që në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant? Tash e dini. Media kemi pasur edhe në vitin 2017. Por në lajme nuk e kemi parë asnjëherë”.

“Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK). Kurse nesër do t’iu tregoj se si Grave të Krushës u janë refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj”, pati shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Kemi një dështim të diplomacisë, degradimi i pozicionit të Kosovës vjen si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Kurti
Lajme

Ymeri: Bllokada në Kuvend po i kushton Kosovës miliona euro, përgjegjës Albin Kurti

20/05/2025 - 22:41
“Merr para prej Vuçiqit për propagandë”: Mehmetaj tregon kush është bashkëpronari i kompanisë serbe që fitoi tender në Ministrinë e Peci­t
Lajme

“Merr para prej Vuçiqit për propagandë”: Mehmetaj tregon kush është bashkëpronari i kompanisë serbe që fitoi tender në Ministrinë e Peci­t

20/05/2025 - 22:36
Avokati i Fatmir Gerbeshit: Klienti im nuk ka marrë pjesë në rrahjen e Liridon Osmanit në Vushtrri
Lajme

Avokati i Fatmir Gerbeshit: Klienti im nuk ka marrë pjesë në rrahjen e Liridon Osmanit në Vushtrri

20/05/2025 - 22:34
Gashi kritika moderatorit që e intervistoi Kurtin: Ky është gazetari që kërkon partia në pushtet, gërdi
Lajme

Gashi kritika moderatorit që e intervistoi Kurtin: Ky është gazetari që kërkon partia në pushtet, gërdi

20/05/2025 - 22:17
“Albulena Haxhiu po përdoret për bllokadë”/ Analistët: Formimi i institucioneve urgjencë – Kosova po humb miliona
Lajme

“Albulena Haxhiu po përdoret për bllokadë”/ Analistët: Formimi i institucioneve urgjencë – Kosova po humb miliona

20/05/2025 - 22:14
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?
Lajme

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025 - 21:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    364 Shpërndaje
    Shpërndaje 146 Tweet 91
  • Morina: Në vend që dikush të marrë përgjegjësi për rrahjen brutale të Liridon Osmanit, policia po interviston gazetaren Edona Meholli për intervistimin e paautorizuar nga QKUK të viktimës

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • LAJMI I FUNDIT: Gazetarja e Veriu.info, Edona Meholli, mbyllet në një zyrë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK nga stafi derisa po realizonte storie

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Avokati i Fatmir Gerbeshit: Klienti im nuk ka marrë pjesë në rrahjen e Liridon Osmanit në Vushtrri

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Çka ka Rexhep Qosja? Bën një postim të çuditshëm në Facebook dhe mbyll profilin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë