Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Falimentimi i fjalës

26/12/2023 - 11:48
në Opinione
A A
Falimentimi i fjalës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Lutfi Dervishi

Fjala dhe lajmtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun. “Fjala nuk bën mort”. “Lajmësi nuk ka faj”.

Në të njëjtën kohë, Kanuni është i ashpër me thashethemexhinjtë dhe dallkaukët.

“Ai që mbjell e hap fjalë të këqija e gërgasa herë për njanin e herë për tjetrin, me gojë të kanunit thirret ‘Argat i së keqes’ – as e thërret kush në punë, as i nep kush rrogë.” (Fjala; nyja e 86)

Por, mjerisht, fjalët, dikur shtylla komunikimi, po shkërmoqen nga mbipesha e gënjeshtrave, sajesave, thashethemeve, dhe po zhvlerësohen përballë propagandës, premtimeve të rreme e teorive konspirative. Harrohet se “Burri kapet prej fjalet” dhe “Fjala asht s’asht e asht thyen”.

Fuqia e fjalës është minuar nga akuzat ndaj gazetarëve, integriteti i të cilëve është lëkundur sa nga akuzat për korrupsion e shantazh, aq edhe nga uria për vëmendje dhe dica klikime më shumë.

Në vorbullën e keqinformimit, propagandës dhe mashtrimit, po lulëzojnë sharlatanët, megalomanët, mitomanët e Babavangat shqiptarë.

Metamorfoza e fjalëve, nga mjete komunikimi, te municion për betejat politike, është e qartë si kristali në Parlament, në 15 kanalet televizive me 24 orë “lajme”, në 56 televizionet e tjera gjeneraliste, në 800 portalet e dedikuar për lajme dhe, pa diskutim, në shkurret e pafundme të rrjeteve sociale.

Rrjetet sociale dhe portalet, fushëbeteja e epokës tonë digjitale, përmes përrenjve të urrejtjes dhe të ndihmuar nga anonimati, kujdesen që kaosi të mos mungojë asnjë edhe një minutë.

Televizionet me oreks elefanti për “debate” po e shndërrojnë informacionin në kakofoni. Çdo shpresë për pak qartësi e kuptim zhytet në oqeanin e fjalëve qesim.

Debatet e përnatshme i ngjajnë dramave shekspiriane, ku protagonistët nuk janë mbretër e mbretëresha, por koka të mëdha që parashikojnë kobe, mynxyra, gjakderdhje, thika pas shpine, arrestime, investime, gjëmime e tërbime.

Në këtë cirk të papëlqyeshëm, të përditshëm e të përnatshëm, futen edhe zyrtarët/qeveritarët të cilët kanë marrë detyrën e pa kërkuar të rrëfyesve duke raportuar për veten se sa mirë po punojnë për këtë vend të bekuar dhe sa shumë po treten për të realizuar ëndrrën shekullore të popullit për anëtarësim në BE.

Thënia në fillim e fjalës së fundit, është kthyer në moto të diskursit publik.

Mjerisht, vendi e gjen veten jo në një shoqëri informacioni, por në një shoqëri thashethemi, ku vija mes faktit dhe trillimit mjegullohet nga perdja e tymit, e propagandës dhe e dezinformimit, duke e bëre gjithnjë e me sfidues, deri në fshirje, dallimin e realitetit nga iluzioni.

Fjalët hidhen në eter, jo me qëllimin për të kuptuar, por thjesht për të bërë zhurmë. Dialogu është shndërruar në një monolog kaotik, ku të “ftuarit” rreken të dominojnë skenën, duke raportuar jo atë që ngjet në realitet, por atë që duan ata te shesin se ngjet në rradakën e tyre. Dialogu nuk nënkupton më shkëmbim idesh, por një garë se kush prodhon decibelët më të lartë. Akuzat dhe kundërakuzat nuk bëjnë më asnjë përshtypje.

Viktima e parë e kësaj rrumpalle komunikimi është e vërteta. Demokracia, e brishtë siç është, kthehet në kakofoni. Fjalët humbasin fuqinë dhe rëndësinë e tyre dhe asgjë nuk bën më përshtypje. Thuaj çfarë të duash, trego sa të duash, ekspozo skandalin me të madh .. asgjë nuk ndodh!

Në një garë per t’ia kaluar artit, gjendja e sotme e komunikimit të kujton John Snowin te Game of Thrones, një nga personazhet me të dashur edhe për faktin se përpiqej t’i shpallte të vërtetën kundërshtarit dhe që thotë: “Kur ka njerëz që bëjnë premtime të rreme, fjalët nuk kanë më kuptim. Nuk ka më pyetje, veç gënjeshtra gjithnjë e më të bukura”.

JU REKOMANDOJMË

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
12/03/2026 - 13:49

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë...

Më shumëDetails

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Enver Hasani: Glauk Konjufca, Blerim Shala ose Bekim Jashari shumë më lehtë mund t’i marrin votat për President se Vjosa Osmani
12/03/2026 - 13:31

Shkruan Enver Hasani Për këtë arsye, “shpërndarja” më 5 mars i shërbeu interesave të Kurtit, duke i ofruar argumente për të avancuar rrënimin e rendit kushtetues përmes rrugëve...

Më shumëDetails

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’
07/03/2026 - 13:30

Shkruan: Ditmir Bushati Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit të sapokrijuar, pas dështimit të këtij të fundit për të siguruar kuorumin e nevojshëm për të nisur procedurën...

Më shumëDetails

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
06/03/2026 - 18:42

Shkruan: Mero Baze Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj,...

Më shumëDetails

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
04/03/2026 - 23:06

Prej më shumë se një viti, Kosova hyn rregullisht në zgjedhje pasi Albin Kurtit i duket fitorja e pamjaftueshme për të qenë udhëheqësi i vetëm i popullit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kurti “lëshon pe” për serbët, Vuçiq: U shmang katastrofa e ndonjë konflikti

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Matoshi për Ligjin e të Huajve: Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjësi politike

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern të Autobusëve

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Gashi: Vendimi ndaj Shalës mund të përdoret si precedent në rastin e madh

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë