Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendos OShP: Interlab nuk kishte falsifikuar dokumentet e tenderit, dokumentet i kishte në rregull – hedh poshtë pretendimet e ShSKUK-së

17/04/2026 - 16:59
në Ekonomi, Lajme
A A
Vendos OShP: Interlab nuk kishte falsifikuar dokumentet e tenderit, dokumentet i kishte në rregull – hedh poshtë pretendimet e ShSKUK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Artikull i përditësuar (17.04.2026): Organi Shqyrtues i Prokurimit ka nxjerrë vendim duke e refuzuar kërkesën e Autoritetit Kontraktues SHSKUK për diskualifikimin e operatorit ekonomik “Interlab” lidhur me pretendimet për falsifikim të autorizimit të kompanisë kineze Shenzen Comen Medical.

Interlab ka dërguar në redaksinë e Veriu.info vendimin e OSHP-së, sipas të cilit është refuzuar kërkesa e SHSKUK-së për diskualifikim me pretendimet për falsikim të autorizimit të kompanisë kineze.

OSHP me të marrë kërkesën e autoritetit kontraktues, në këtë rast SHSKUK-së, ka njoftuar OP Interlab Sh.P.K. me qëllim që t’i parashtrojë faktet dhe argumentat e veta pranë panelit shqyrtues.

Sipas vendimit të nxjerrë nga OSHP operatori ekonomik ka mohuar pretendimet për falsifikim dhe ka dërguar zyrtarisht komunikimet me kompaninë kineze, e cila SHSKUK-së i kishte deklaruar se nuk i ka dhënë autorizim Interlab.

Por në faktet e dërguar nga Interlab në OSHP, sipas vendimit të këtij organi, thuhet se kompania kineze ka kërkuar falje për konfuzionin në emailin për mohimin e autorizimit dhe ka deklaruar se Interlab ka autorizim.

Kompania kineze Shenzen Comen Medical më një email dërguar OSHP dhe SHSKUK-së, sipas vendimit ka konfirmuar zyrtarisht origjinalitetin e autorizimit për Interlab.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë të OSHP-së:

Një tjetër rast shqetësues ka ndodhur në prokurimin publik, në sektorin shëndetësor. Kompania Interlab, në pronësi të Betim Sadriut, është përjashtuar nga tenderi i shpallur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) në vlerë prej 250 mijë euro, pasi ka dorëzuar autorizim të falsifikuar nga prodhuesi kinez Comen Medical.

Tenderi kishte për qëllim furnizimin me pajisje mjekësore për njësitë përbërëse të SHSKUK-së, ndërsa kompania Interlab ishte ndër ofertuesit kryesorë në këtë proces, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit zyrtar të SHSKUK-së, gjatë verifikimit të dokumenteve është zbuluar se autorizimi i dorëzuar nga Interlab për produktin “Defibrillator with Monitor, AED and External Pacemaker” nuk ishte i lëshuar nga prodhuesi origjinal. Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht nga vetë kompania Comen Medical në Kinë, duke vërtetuar se dokumenti ishte i falsifikuar.

“Ju në ofertën e juaj për ITEM A05 keni prezantuar autorizim të falsifikuar nga prodhuesi Comen Medical nga Kina. Kjo është vërtetuar nga vet prodhuesi,” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së drejtuar kompanisë Interlab.

Ky rast ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si disa kompani po përdorin dokumente të manipuluara për të fituar kontrata publike në sektorë jetikë si shëndetësia. Falsifikimi i dokumenteve në tenderë jo vetëm që cenon konkurrencën e ndershme, por edhe rrezikon cilësinë dhe sigurinë e pajisjeve mjekësore që përfundojnë në spitale publike.

SHSKUK thekson se procedura është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik Nr. 04/L-042, ndërsa kompania e eliminuar ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit për Prokurimin Publik.

Ky nuk është rasti i parë kur tenderët në sektorin e shëndetësisë në Kosovë përfshijnë dokumente të dyshimta apo të falsifikuara, por mbetet të shihet nëse rastet e tilla do të kenë pasoja konkrete ligjore apo do të kalojnë pa përgjegjësi.

 

JU REKOMANDOJMË

Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi

Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
14/09/2026 - 08:41

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se një vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën,...

Më shumëDetails

Vazhdon në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
14/09/2026 - 08:24

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon sot seanca për paraqitjen e deklaratave përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim...

Më shumëDetails

AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë
14/09/2026 - 08:11

Deputeti i AfD-së, Tobias Teich ka folur lidhur me qëndrimin e tij dhe të forcës së tij politike lidhur me çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me...

Më shumëDetails

E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria

E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria
14/09/2026 - 07:59

Kuvendi i Kosovës të dielën, më 13 shtator, u konstituua dhe vetëm pak orë më vonë votoi Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Megjithatë, mënyra se...

Më shumëDetails

Pak ditë para vendimit në Hagë, Kadrijaj: Mjerë ai shqiptar që ka bashkëpunuar me Serbinë

Kadrijaj: AAK-ja nuk do të bëhet pjesë e qeverisë Kurti 3
13/09/2026 - 22:11

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen, ndërsa ka folur edhe për personat që, sipas saj, kanë deponuar dosje dhe...

Më shumëDetails

Përparim Rama: KRYEMINISTËR I VETËVENDOSJES DHE LISTËS SERBE – “Kënd ke me pre me gërshërë?”

Lëshuan sallën pasi konstatuan se plani zhvillimor ka të meta, Rama u reagon VV’së dhe PDK’së
13/09/2026 - 22:05

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës, duke e kritikuar mënyrën e sigurimit të votave dhe gjuhën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Lojë për të na çuar në zgjedhje, keni me marrë fund politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Inspektorati i punës gjen shkelje flagrante të drejtave të punëtorëve në kompaninë e ujit “Rugove”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë