Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Familja e serbit që u rrëmbye në veri bën kallëzim penal ndaj Radojçiqit dhe ushtrisë serbe

06/11/2025 - 12:43
në Lajme
A A
Familja e serbit që u rrëmbye në veri bën kallëzim penal ndaj Radojçiqit dhe ushtrisë serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Ivan Niniq, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të ushtrisë serbe dhe grupit të kryeterorristit Millan Radojçiq, për rastin e plagosjes dhe rrëmbimit të Millan Vukashinoviqit që dyshohet se u bë nga xhandarmëria serbe e ndodhi në territorin e Republikës së Kosovës, në Leposaviq.

Niniq ka njoftuar se padia është bërë në emrin e nënës së Vukashinoviqit, pasi që për të nuk dihet asgjë që nga 1 nëntori.

Kallëzimi penal është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.

“Për shkak se për pesë ditë askush nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me qëllimin me armë ndaj Milan Vukašinoviqit, unë, në emër të nënës së tij, kam dorëzuar kallëzim penal te prokurori i lartë publik në Prokuplje, për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë, kundër personave të panjohur — pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, policisë ose grupit të Milan R.”, ka shkruar avokati nga Beogradi në platformën X.

Sipas policisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur brenda territorit të Kosovës, në hapësirën e njohur si “pika zero”, në afërsi të Leposaviqit. Policia ka njoftuar se është në koordinim të ngushtë me KFOR-in, i cili ka konfirmuar se është në dijeni për incidentin dhe se situata në vijën kufitare është e qetë.

Në komunikatën e policisë u tha se “disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të Nishit”.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është mosha e dy vëllezërve që dyshohet se janë vrarë në Malishevë
Kryesore

EMRI: Ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gollubovc të Malishevës

06/11/2025 - 14:23
Lushi: Albin Kurti dhe VV-ja po punojnë me ngulm të prishin familjen
Lajme

Letra e Kurtit për Trendafilovën, Lushi: Është farsë dhe tallëse, kryeministri vepron e nuk shkruan letra

06/11/2025 - 14:16
Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dhëndri vrau dy vëllezërit në fshatin Golluboc të Malishevës
Kryesore

Rrëqethëse: Dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri dyshohet se janë mërgimtarë, kishin ardhur në të pamë për babanë

06/11/2025 - 14:14
Bajrami i reagon Muratit: 46 ditë mbajte buxhetin e Prishtinës në sirtar
Ekonomi

Bajrami i reagon Muratit: 46 ditë mbajte buxhetin e Prishtinës në sirtar

06/11/2025 - 14:10
Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dhëndri vrau dy vëllezërit në fshatin Golluboc të Malishevës
Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dhëndri vrau dy vëllezërit në fshatin Golluboc të Malishevës

06/11/2025 - 14:07
Kjo është mosha e dy vëllezërve që dyshohet se janë vrarë në Malishevë
Kryesore

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

06/11/2025 - 14:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Afërsia e dy policëve të Kosovës me mitrovicasin Valdet Zeqiri që u hetua për kontrabandë në veri

    Afërsia e dy policëve të Kosovës me mitrovicasin Valdet Zeqiri që u hetua për kontrabandë në veri

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kërquki: Hashim Thaçit iu vendosën prangat në zyre kur u arrestua nga Specialja

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Moralisht s’mund të jetë kryeministër nëse s’garanton”, deklarata e Lushtakut disa muaj para se Kurti të çonte letër në Hagë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A do ta votonte LDK-ja Osmanin për një mandat të dytë si Presidente – flet Abdixhiku

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë