Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërqeli i ftuar në emisionin “Pressing” në T7 ka foluar për çështjet politike në Kosovë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Deputeti Kërqeli tha se familjarë të deputetëve të LDK-së merren me tregtimin e rrymës, duke thë se madje familjarë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë hapur kompani për tregti me rrymë.
“Në LDK ti ke familjarë direkt të deputetëve të LDK-së që merren me tregti të rrymës. E ke familjarët e kryetarit të LDK-së, nuk parapëlqejë me fol me emra”.
“E ke vëllain e deputetes së vazhdimisht e ngrit çështjen e energjisë”, ka thënë ai.
Tutje deputeti ka mohuar se në partinë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka asnjë njëri që merret me këtë industri./Veriu.info













