Njohësi i zhvillimeve politike, Avni Arifi, ka folur në lidhje me takimin Abdixhiku-Limaj që u zhvillua dje.
Ai tha se këto dy subjekte politike, LDK dhe NISMA nuk janë fitues të garës dhe se nuk mund t’a zhbllokojnë situatën se nuk i kanë numrat.
Por sipas Arifit, nëse Limaj ka marrë rol ‘msitnije nga Albini dhe përpiqet që ta josh Abdixhikun në koalicion nuk besoj se kjo mund të ndërroj qëndrim të Abdixhikut’.
“LDK-Nisma nuk janë fitues të garës dhe nuk mund ta zhbllokojnë situatën pasi që nuk i kanë numrat. Nëse Fatmiri ka marrë rol “msitnije” nga Albini (siç spekulohet) dhe përpiqet që ta josh Abdixhikun në koalicion nuk besoj se kjo mund të ndërroj qëndrim të Abdixhikut” tha Arifi për “Gazeta Blic”.
Arifi tha se takimin e shesh si takim normal mes dy partive në Kosovë.
“Përndryshe, takimin e shoh si takim normal në mes të dy partive të Kosovës apo si takim miqësor mes tyre siç e ka quajt edhe vet Abdixhiku” deklaroi Arifi.
Për takimin ndërmjet kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj, raportoi dje eksluzivisht “Gazeta Blic”
Të njëjtit sot para mediave kondirmuan mbajtjen e takimit duke e cilësuar si jashtëzakonisht të mirë dhe miqësor.