Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, pas seancës për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, ka nisur të bëjë emërimin e drejtorëve komunal.
Veriu.info mëson se sot Faton Peci ka emëruar Alban Fejzullahun, drejtor të Drejtorisë së Administratës.
Ndryshe, Alban Fejzullahu ishte kandidat i LVV për asamblist në zgjedhjet e 12 tetorit, por nuk kishte arritur të marrë votat e mjaftueshme për të fituar ulësen e Kuvendit Komunal.












