Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci sot ka bërë homazhe tek varri i heroit, Xhevat Jusufi në 27 vjetorin e rënies së tij.
Peci tha se Xhevat Jusufi është shembulli më i mirë i guximit për çlirim dhe mosdorëzimit në idealin politik për shtetformim.
Postimi i plotë:
Xhevat Jusufi (05.08.1953 – 03.01.1999)
Në nderim të jetës dhe veprës së intelektualit, veprimtarit, patriotit, përkujtuam heroin Xhevat Jusufi sot në 27-vjetorin e rënies së tij.
Si figurë e shquar e çështjes kombëtare, ai është shembulli më i mirë i guximit për çlirim dhe mosdorëzimit në idealin politik për shtetformim.
Deshmorët nuk vdesin kurrë, ata jetojnë përherë në shpirtin e kombit.
Vrasësit e tyre qofshin të mallkuar përgjithmonë!
LAVDI e përjetshme dëshmorëve!🇦🇱🇽🇰












