Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Implante pa leje dhe barna me afat të skaduar – “Dental Clinic – Stomatologjia” e Butrint Sadikajt merr gjobë qesharake nga Inspektorati Shëndetësor (Dokument)

04/01/2026 - 15:06
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Implante pa leje dhe barna me afat të skaduar – “Dental Clinic – Stomatologjia” e Butrint Sadikajt merr gjobë qesharake nga Inspektorati Shëndetësor (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sistemi shëndetësor në sektorin privat është karakterizuar me skandale të shumta viteve të fundit, për shkak të mbikëqyrjes jo të duhur nga organet përgjegjëse shtetërore, ku për pasojë pacientët shpeshherë kanë pësuar shkaku i shërbimeve jo-profesionale.

Në kuadër të një hulumtimi për parregullsitë në këtë sektor, Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor me të cilin është gjobitur  me 1 mijë euro IPSh (Institucioni Privat Shëndetësor) “Dental Clinic – Stomatologjia” me themelues Butrint Sadikaj për shkelje të dispozitave të Ligjit të Shëndetësisë.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor thuhet se gjatë inspektimit janë gjetur fakte që në IPSh “Dental Clinic – Stomatologjia” ofrohen shërbime shëndetësore si implantet të cilat nuk janë të lajmëruara në sistemin online të DLA/MSh.

“Këto shërbime ofrohen nga Dr. Butrint Sadikaj – doktor i stomatologjisë. Implantet nuk regjistroheshin në regjistër, por u gjetën në fletoren e doktorit ku ishin të regjistruara. Pacientët që kanë marrë këtë shërbim u gjetën në regjistër të pacientëve, por ishin të evidentuara vetëm shërbimet tjerë shëndetësore dhe jo implantet”, thuhet në vendimin e Ish.

Aty po ashtu specifikohet se antishok terapia nuk ishte e kompletuar, adrenalina ishte me afat të skaduar dhe se janë gjetur disa preparate stomatologjike me afat të skaduar.

Njohës të fushës së stomatologjisë në kushte anonimiteti kanë folur për Veriu.info në lidhje me rreziqet që paraqiten kur një shërbim stomatologjikë si implantet ofron pa lajmërim, duke thënë se kjo i bën të pambrojtur ligjërisht pacientët në rast të komplikimeve, padive apo dëmtimit të pacientit.

Dr. Butrint Sadikaj
Dr. Butrint Sadikaj

Kur adrenalina është me afat të skaduar ajo humb efektivitetin dhe mund të mos veprojë në momente kritike, ku për pasojë mund të dështoj trajtimi i shokut anafilaktikm, përkeqësohet gjendja e pacientit dhe rrjedhimisht ka rrezik real për jetë.

Përkundër këtyre të gjeturave skandaloze, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka vendosur ta gjobit me vetëm 1 mijë euro “Dental Clinic – Stomatologjia”.

Nga disa fotografi e postime të bëra në Facebook, shihet se Dr. Butrint Sadikaj është person i afërt me pushtetarët e tanishëm.

LEXO EDHE:

Ambulancë pa licencë, staf ilegal dhe Antishok terapi gjysmake – skandali i “Dental Care” në Prishtinë (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Syla: Abdixhiku lutet për një koalicion VV-PDK, vetëm atëherë rritet LDK-ja

Syla i reagon Taravarit pas takimit me kreun e VMRO, e quan Abazoviq 2.0
11/06/2026 - 22:59

Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7 se Lumir Abdixhiku lutet që të realizohet një koalicion VV-PDK. Ai tha se kjo është shansa e vetme që LDK-ja...

Më shumëDetails

Numërimi nga diaspora – VV-ja fiton një ulëse, LDK-ja humb një

Zgjedhjet Lokale 2025 – KQZ publikon adresat e kutive postare për votim nga jashtë Kosovës
11/06/2026 - 22:47

Numërimi i vetëm katër për qind të votave nga përfaqësitë diplomatike i ka shtuar një ulëse Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa i ka ulur një Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga...

Më shumëDetails

Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari!

Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari!
11/06/2026 - 22:40

Ka ndërruar jetë sot komandanti i UÇK’së, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt. Ai ishte njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i...

Më shumëDetails

Nis numërimi i votave nga përfaqësit diplomatike, këtë janë pesë më të votuarit nga partitë politke

Ja cilën ditë pritet të përmbyllet numërimi i votave për kandidatë
11/06/2026 - 22:27

misioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e fundit, ku deri tani janë përpunuar 88.04% e rezultateve, përkatësisht 2,319 nga gjithsej 2,634...

Më shumëDetails

Protesta në Tiranë zgjerohet, i bashkohen edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës

Protesta në Tiranë zgjerohet, i bashkohen edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës
11/06/2026 - 22:19

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 12-të, me pjesëmarrje të shtuar nga qytetarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Mijëra protestues janë mbledhur në bulevardin...

Më shumëDetails

Numërimi në proces: Kush dhe sa vota i “rrëmbeu” në Gjilan?

KQZ me njoftim të rëndësishëm për votat e diasporës
11/06/2026 - 22:10

Në Gjilan po vazhdon procesi i numërimit të votave për deputetë, i cili deri më tani ka arritur në 86.61% të vendvotimeve të përpunuara. Krahas këtij qyteti, numërimi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij

    Në prag të zgjedhjeve, Konjufca firmosi poste diplomatike për familjarë të zyrtarëve të PDK-së

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Azemi jep lajmin e shumëpritur!

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    516 Shpërndaje
    Shpërndaje 206 Tweet 129
  • Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari!

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Xhamat e errët në vetura, Gjykata Supreme del me vendim: Ndalimi i paligjshëm

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë