Sonte është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ku është bërë zgjedhja e Kryesuesit.
Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës është zgjedhur Safet Kamberi i LDK-së.
Zgjedhjes së Kryesuesit i kanë paraprirë disa ora negociata mes Faton Pecit në emër të VV-GUXO dhe përfaqësuesve të LDK-së.
Veriu.info mëson se marrëveshja VV-GUXO me LDK-në është bërë, pasi që kjo e fundit do ta marrë edhe dy drejtori, përveç Kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Ndryshe, në raundin e balotazhit LDK e Mitrovicës kishte hyrë në koalicion me PDK-në për ta mbështetur Arian Tahirin në garën për kryetar, por që pas humbjes tash kjo parti lëvizi në drejtim të pushtetit komunal që udhëhiqet nga kryetari Faton Peci.











