Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Faton Pecit e VV-së i pengon takimi i sotëm i Arian Tahirit e Bedri Hamzës me hoxhën Fatmir Latifaj, ankohen në PZAP – refuzohet ankesa

20/09/2025 - 20:09
në Lajme
A A
Faton Pecit e VV-së i pengon takimi i sotëm i Arian Tahirit e Bedri Hamzës me hoxhën Fatmir Latifaj, ankohen në PZAP – refuzohet ankesa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila kishte ngritur shqetësime ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me një fotografi të shpërndarë në Mitropol, ku shihen përfaqësues të PDK-së së bashku me një klerik fetar, shkruan Mitropol.

Ankesën në fjalë e kishte paraqitur kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, i cili pretendonte se fotografia, ku shihet kandidati i PDK-së Arian Tahiri së bashku me Bedri Hamzën, dëshmon përfshirje të elementeve fetare në fushatë zgjedhore, gjë që sipas rregullave të KQZ-së është e ndaluar.

Si provë, Peci dhe subjekti i tij politik i kishin bashkangjitur PZAP-it pikërisht fotografinë e publikuar katër ditë më parë nga portali Mitropol. Mirëpo, gjatë shqyrtimit të lëndës, PZAP konstatoi se fotografia e publikuar nuk përmban elemente që provojnë se ajo është realizuar gjatë fushatës zgjedhore, e as nuk dëshmon për mbajtjen e një aktiviteti politik ku do të ishte përfshirë një klerik fetar.

Në vendimin e datës 20 shtator 2025, PZAP thekson se ankesa e LVV-së “është e pabazuar, sipërfaqësore dhe jo e konkretizuar”, duke nënvizuar se publikimi i një fotografie në media nuk përbën provë të qartë dhe bindëse për shkelje të rregullave zgjedhore. Paneli shton se as subjekti ankues, e as prova e ofruar, nuk kanë dëshmuar se fotografia është realizuar gjatë periudhës së fushatës apo në ndonjë aktivitet politik të PDK-së.

Me këtë vendim që ka siguruar Mitropol, PZAP refuzoi ankesën e paraqitur nga Faton Peci dhe Lëvizja Vetëvendosje, duke bërë të qartë se fotografia e publikuar nga Mitropol nuk mund të përdoret si argument ligjor për shkelje zgjedhore.

JU REKOMANDOJMË

Rubin: Tmerrohem nëse e dënojnë Thaçin
Lajme

Rubin: Tmerrohem nëse e dënojnë Thaçin

20/09/2025 - 22:32
Kush e fiton Mitrovicën – Ja parashikimi i radhës nga Smakiqi! (VIDEO)
Kryesore

Kush e fiton Mitrovicën – Ja parashikimi i radhës nga Smakiqi! (VIDEO)

20/09/2025 - 22:20
Rubin pas dëshmisë: Shpresoj ta takoj Thaçin së shpejti pasi të lirohet, në gjykatë ishte plot dinjitet
Kryesore

Rubin pas dëshmisë: Shpresoj ta takoj Thaçin së shpejti pasi të lirohet, në gjykatë ishte plot dinjitet

20/09/2025 - 22:02
Dëshmia në Hagë, Rubin: I lumtur të ndihmoja në këtë kapitull të tmerrshëm në historinë politike të Kosovës
Lajme

Dëshmia në Hagë, Rubin: I lumtur të ndihmoja në këtë kapitull të tmerrshëm në historinë politike të Kosovës

20/09/2025 - 21:51
“Bujaria Home” vendi i duhur për banesën tuaj të ëndrrave në Mitrovicë
Lajme

“Bujaria Home” vendi i duhur për banesën tuaj të ëndrrave në Mitrovicë

20/09/2025 - 21:36
Mungesa e urimeve nga Kosova për Edi Ramën: Konjufca pasi pyetet nga mediat: Qe po bëhem i pari që e uroj
Lajme

Mungesa e urimeve nga Kosova për Edi Ramën: Konjufca pasi pyetet nga mediat: Qe po bëhem i pari që e uroj

20/09/2025 - 21:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çka qëndron prapa paradës ushtarake të Serbisë sipas gjeneralit Kadri Kastrati

    Çka qëndron prapa paradës ushtarake të Serbisë sipas gjeneralit Kadri Kastrati

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Gjuriq e uron Spiropalin për pozitën e re në krye të diplomacisë, përpiqet të thumbojë për Kosovën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • PZAP dënon me 2500 euro Vetëvendosjen pasi Faton Peci vizitoi Muzeun e Mitrovicës, shkeli dispozitat ligjore zgjedhore (DOKUMENT)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘përdorim të armës’: Rikualifikimi skandaloz që u solli dënime më të lehta Arsim Ademit e Fatmir Gerbeshit, pas gjuajtjeve me armë para syve të policisë

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Skandaloze: Policia me dënime për të gjitha veturat e parkuara në vend të ndaluar afër stadiumit në Prishtinë, por jo edhe nënkolonelin e Policisë (VIDEO/FOTO)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë