Klubi i futbollit “Vushtrria” ka arritur të hyjë në superligë pas fitores së sotme kundër Vëllaznimit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ky klub ka arritur suksese të jashtëzakonshme që nga ardhja si kryetar i klubit i ish deputetit Rrahman Rama.
Rama ka arritur që si kryetar i klubit të krijojë stabilitet të lartë dhe të sjellë ndryshime të dukshme në klub duke arritur të hyjë në superligë.
Fc Vushtrria sot shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Vëllaznimit, rezultat që i mundësoi hyrjen në superligën e futbollit kosovar.













