Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Federata “Vatra” i kërkon Trump’it të ndërhyjë për katërshen e UÇK’së: Jepini fund padrejtësisë së Hagës

06/08/2026 - 21:22
në Kryesore, Lajme
A A
Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Elmi Berisha, i ka dërguar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, duke i kërkuar angazhim të drejtpërdrejtë diplomatik për t’i dhënë fund, siç e cilëson ai, procesit të motivuar politik ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në letrën drejtuar Presidentit Trump, Berisha thekson se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së rrezikon të rishkruajë historinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe të dëmtojë një aleat të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në Ballkan.

Ai argumenton se lufta në Kosovë nuk ishte një konflikt mes palëve të barabarta, por një fushatë sistematike e spastrimit etnik e regjimit të Slobodan Millosheviqit ndaj popullsisë shqiptare, ndërsa UÇK-ja u krijua si forcë mbrojtëse për të parandaluar shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës.

Në letër përmenden mbi 15 mijë civilë shqiptarë të vrarë, rreth 25 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës dhe mbi një milion të zhvendosur, duke theksuar se kriminalizimi i drejtuesve të UÇK-së cenon kujtesën e viktimave dhe drejtësinë historike.

Berisha rikujton gjithashtu lidhjen e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar Kosovën si vendin më pro-amerikan në botë.

Sipas tij, procesi në Hagë dobëson këtë partneritet strategjik dhe dërgon mesazhin se aleatët e SHBA-së mund të lihen në mëshirën e tribunaleve ndërkombëtare që, sipas tij, nuk pasqyrojnë vlerat amerikane të drejtësisë dhe sovranitetit.

Në letër vlerësohet edhe roli i Presidentit Trump në Ballkan, veçanërisht Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020 dhe njohja e Kosovës nga Izraeli.

Berisha pretendon se Serbia dhe Rusia po e përdorin procesin në Hagë për propagandë kundër shtetësisë së Kosovës dhe ndikimit amerikan në rajon. Duke iu referuar afrimit të vendimit përfundimtar të Dhomave të Specializuara, Berisha i kërkon Presidentit Trump të përdorë ndikimin diplomatik të SHBA-së për të rishikuar mandatin e kësaj gjykate, për t’i dhënë fund, sipas tij, tejkalimit të kompetencave të saj dhe për të mbështetur lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në përfundim të letrës, kreu i VATRA-s thekson se mbrojtja e atdheut nga gjenocidi nuk duhet të konsiderohet kurrë krim dhe falënderon Presidentin Trump për mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Daut Haradinaj – Kurtit: Sa mirë po të sheh kombi në çfarë derexhe ke ardhë – mos lësho pe, krejt ose hiç

Daut Haradinaj – Kurtit: Sa mirë po të sheh kombi në çfarë derexhe ke ardhë – mos lësho pe, krejt ose hiç
06/08/2026 - 20:59

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke i thënë “ose krejt ose hiç”, referuar ngërqit politik. Ai...

Më shumëDetails

Ekipi i “Shënjestër” denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve të saj në Han të Elezit

Ekipi i “Shënjestër” denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve të saj në Han të Elezit
06/08/2026 - 20:43

Gazetarët e Shënjestër.net, Flamur Hoxha, Fatlum Berisha e Granit Tahiri, janë përballur me pengim fizik nga zyrtarët policorë në pikën kufitare të Hanit të Elezit. Sipas rrëfimit nga...

Më shumëDetails

FBI në Kosovë, hapa të rinj në bashkëpunimin për sigurinë

FBI në Kosovë, hapa të rinj në bashkëpunimin për sigurinë
06/08/2026 - 20:09

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim dy zyrtarë të FBI-së, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve në fushën e...

Më shumëDetails

Ka qëndruar 92 ditë në vendlindje, kosovarja mund të humbë ndihmat plotësuese

Ka qëndruar 92 ditë në vendlindje, kosovarja mund të humbë ndihmat plotësuese
06/08/2026 - 19:58

Rasti që ka shkuar në Gjykatën Federale ka të bëjë me një grua kosovare e cila qëndroi në vendlindjen e saj, në Kosovë, nga 27 maji 2023 deri...

Më shumëDetails

Feraj i VV e ngacmon LDK’në për Vjosa Osmanin, thotë se populli nuk ua votoi

Feraj: Hovenier e di se ushtarët amerikanë nuk rrezikohen nga shqiptarët, me siguri Ramushi ka kër*cënu serbët e tipit Radojçiq
06/08/2026 - 19:47

Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ka negociata mes LVV dhe LDK-së, ka shkruar për këtë subjekt politik, duke thënë se “populli nuk ia do presidentin”....

Më shumëDetails

Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë, policia jep detaje
06/08/2026 - 19:31

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në Fushë Kosovë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik

    Bie çmimi i naftës- Këto janë çmimet maksimale për sot

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edhe në kompaninë Ajka Sh.P.K. me pronar Ramadan Memajn, ‘tellallin’ e Armend Mujës, u gjet vaj palme e padeklaruar

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pas shtyrjes së seancës konstituive, Albin Kurti bën këtë veprim të papritur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Prapaskenat e aksionit/ ‘Analizat janë sekrete’, disa inspektorë të IQMT-së refuzuan kërkesën e ministri Muja për largimin nga marketet të prudukteve me ‘vaj palme’

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dy të lënduar, njëri rëndë: Krejt çka dihet për eksplodimin e veturës në Gjilan

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë