Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ishte mysafiri i radhës në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV me autor Gazmend Morina.
Shala ka folur për shumë tema politike e ndër të tjera edhe për qeverisjen e Albin Kurtit ku ka thënë se e ka izoluar vendin.
“Nga kjo qeveri është vështirësuar jeta e qytetarëve me një inflacion 45 deri në 60%, çmimet e energjisë janë rritur dy herë rreth 120%, kemi një import si asnjëherë tjertër në Kosovë, abuzimi me sindikata të arsimit, sindikata të policisë, e shumë pikëpamje tjera e shofim një Kosovë të izoluar ndërkombëtarisht” ka thënë Shala.