‘Në KEK tha që shkoi rastësisht, por nuk u prit si zakonisht’Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë qëndrimit në Termocentralin Kosova A, u bë dëshmitar i një shpërthimi të një kazani të Korporatës Energjetike.
Sipas tij, kjo nuk do të bëhej fare publike po të mos kishte rastisur aty.
Por, menjëherë pas sinjalizimit për eksplodim që e bëri ai, reagoi KEK-u duke e konfirmuar ç’kyçjen e një njësie.
Ndërprerja e njësisë A4 sipas Shalës, do të shkaktoj shumë humbje në ekonominë e vendit.
Ndërkohë gjatë ditës edhe “Gazeta Blic” ka qëndruar pranë KEK por të njëjtit nuk janë lejuar të hyjnë brenda.