Mes debatit për zhvillimet e fundit në LDK, kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka komentuar edhe statusin e Përparim Ramës brenda partisë.
I pyetur nëse Rama është pjesë e LDK-së, Ferati u shpreh se ai nuk figuron si anëtar i partisë, duke e cilësuar këtë si një fakt publik.
“Konstatimi jem o që Përparim Rama s’o LDK, nuk o as anëtar. Kjo o fakt publik”, deklaroi Ferati në emisionin “Politiko” në Kanal 10.Ai theksoi se LDK-ja tashmë funksionon me sistem digjital të anëtarësisë, duke sqaruar se nuk ekzistojnë më librezat tradicionale të partisë.
“Nuk ka libreza në LDK se nuk o klasike, por digjitale”, tha Ferati.












