Kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për komunën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi sot ka takuar gra e vajza nga fshati Lumadh, me të cilat ka diskutuar për planet e ardhshme dhe rolin e tyre në shoqëri, shkruan Periskopi.
“Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i grave në vendimmarrje nuk është vetëm i nevojshëm, por është garanci për një zhvillim më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë.
Sa më shumë gra të angazhuara në politikë dhe në jetën publike, aq më demokratike dhe më e fuqishme bëhet shoqëria jonë”, shkroi mes tjerash Idrizi.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë që pasditen e sotme, bashkë me kandidatin për Kuvendin e Komunës, z. Besnik Sadiku, zhvilluam një takim të frytshëm me gratë dhe vajzat e fshatit Lumadh.
Ky bashkëbisedim ishte një mundësi e vlefshme për të diskutuar projektet e realizuara dhe planet e së ardhmes, por mbi të gjitha për të theksuar rolin e pazëvendësueshëm të grave në shoqëri.
Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i grave në vendimmarrje nuk është vetëm i nevojshëm, por është garanci për një zhvillim më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë.
Sa më shumë gra të angazhuara në politikë dhe në jetën publike, aq më demokratike dhe më e fuqishme bëhet shoqëria jonë.