Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Festa e Flamurit, 28 nëntori, dita e shpresës dhe krenarisë së çdo shqiptari!

30/11/2022 - 15:27
në Opinione
A A
Festa e Flamurit, 28 nëntori, dita e shpresës dhe krenarisë së çdo shqiptari!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrëm të shtunën, FC Iliria Solothurn – Solothurns Adler – Klubi Futbollistik “Iliria” Shqiponja në Solothurn për nderë të festës së 28 Nëntorit organizoi një program të pasur artistik, me këngë e valle të ndryshme të përgaditura enkas për këtë festë të rëndësishme kombëtare.

Manifestimi i kësaj feste u mbajtë mbrëm, më 26 nëntor në sallën, „Konzertsaal“, në Langendorf /SO.

Solothurn 27 nëntor 2022

Ajo që i tubon shqiptarët, që sado pak të çmallen me njëri – tjetrin, është Klubi Futbollistik „ILIRIA“ në Solothurn, i cili për çdo vit i bashkon bashkatëdhetarët, nëprmjet aktiviteteve të ndryshëm, siç janë garat sportive, manifestimet, që në vete mbajnë një program të pasur kulturo – artistik, nëpërmjet të cilit mërgimtarët argëtohen, dhe për disa çaste i bën të ndiejnë aromë atdhetare, për të cilën kurbetçarët kanë shumë mall.

Për nder të Ditës së Flamurit tonë kombëtar, të shtunën në mbrëmje, më 26 nëntor në sallën, „Konzertsaal“ në Langendorf/SO në mënyrë dinjitoze, Klubi Futbollistik “Iliria” në Solothurn kremtoj festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit tonë Kombëtar dhe Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë manifestim morën pjesë disa qindra vetë – shumica me familje, që kishin ardhur për të kremtuar sëbashku.

Klubi Futbollistik „ILIRIA“ me sukses po garon në ligën e dytë regjionale të Kantonit Solothurn. Ndërsa që nga vitin 2016, ka startuar në ligën e dytë ndër-regjionale dhe si fituese tri herë radhazi të Kupës së Solothurnit, ka fituar të drejtën për pjesëmarrje në garat e Kupës së Zvicrës. Kështu, shqiponjat Ilire, kanë shkruar historinë si klubi i parë shqiptar që ka marrë pjesë në garat për Kupën e Zvicrës duke qenë në një kategori me skuadra të mëdha si Baseli e Cyrihu.

Festa e ditës së Flamurit kombëtar fillojë me pjesën përshëndetëse, ku kryetari i KF „IIRIA“, z. Rrahim Dakaj mes të tjerave foli për rëndësinë e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit tonë Kombëtar, duke përkuar në 110 vjetorin e 28 Nëntorit të vitit 1912, kur në Vlorën heroike, plaku i urtë Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Me këtë rastë janë përkujtuar edhe heronjtë dhe dëshmorët e kombit që me punën e tyre atdhetare bënë që shqiptarët të ndihen sot krenarë edhe në këtë 110 vjetor të Ditës së. Në vazhdim i falenderoj të gjithë sponzorët, ndërmajet afariste shqiptare që vazhdimisht e kanë përkrahur dhe mbështesin Klubin Futbollistik „ILIRIA“ në Solothurn.

Ndërkaq, në emër të KF „ILIRIA“ kryetari i Klubit z. Rahim Dakaj në shenjë falenderimi për kontributin e tyre ndër vite ndaj Klubit, u ndau Mirënjohje lojtarëve dhe veprimtarëve të dalluar të këti klubi.

Mëpastaj Kryesia e Klubit Futbollistik „ILIRIA” kishte rezervuar për pjesmarrësit edhe një program festiv në të cilën në vazhdim me programin e tyre artistik e pasuruan edhe këngëtarët e mirënjohur; vëllezërit Avni dhe Sami Alimusaj, Saranda Krasniqi – Berisha me orkestrën e tyre. Organizim i bukur ku dhe natyra ishte në sinkron të plotë me këta njerëzë të cilve u qeshte fytyra, u gezonin zëmrat dhe u kendonte shpirti.

Gjithashtu organizatorët ishin kujdesur që pjesmarrësve tu shërbenin me gatime të përgaditura me ushqime dhe pije nga persoleli i Restaurantit „Pisoni Grill“ në Zuchwil/SO.

E veçanta e këti organizimi ishte edhe organizimi i lojës shpërblyese, „Tombola“ , e sponzorizuar nga firmat e afaristëve shqiptar, ku fituesit u shpërblyen me dhurata nga nikoqiri i organizimit.

Në këtë mbrëmje gjithsesi nuk u harruan të falenderohen të gjithë njerëzit vullnetmirë që kontribuan që kjo mbrëmje festive, me muzikë, valle dhe specialitete nga kuzhina shqiptare të bëhet realitet. Duke mos harruar specialitetet tepër të shijshme të gatuara nga personeli i Restaurantit „Pisoni“ në Zuchwil/SO.

Këngëtarët e mirënjohur; vëllezërit Avni dhe Sami Alimusaj, Saranda Krasniqi-Berisha me orkestrën e tyre të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme. Ku në fillim u prezentuan me këngët apo hitet e tyre shumë të dëgjuar kushtuar festës së Flamurit kombëtar që u kërkua nga publiku, dhe u kënduan disa herë! Pastaj, kënduan edhe disa këngë të bukura atëdhetare që i këndojshin bashkë me publikun, në fytyrat e të cilëve, dukej qartë se sa ishin të përmalluar për këngën e bukur shqipe. Pasi luajtën, kënduan, me një fjalë u argëtuan deri në orët e vona të mbrëmjes, siç kishin ardhë, ashtu dhe u shpërndanë duke komentuar me njëri – tjetrin rreth manifestimit të posa mbaruar.

Nuk ka dyshim se, çdo shqiptar i Kosovës dhe kudo që jetojnë shqiptarët, pavarësisht nga festimi i 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në zemër e mbanë dhe e ruan një vend të posaçëm për festën e 28 nëntorit, ditës kur Flamuri Kuqezi valoi për të dërguar mesazhin se po vjen koha e Shqipërisë së Re dhe të Lirë.

Sa i bukur ishte ky manifestim, e dijnë vetëm të pranishmit, që pak a shumë, prej së largu e shijuan aromën atdhetare, kurse të tjerët mund vetëm ta imagjinojnë. Atyre që këtë herë nuk patën mundësi të marrin pjesë, nuk duhet të shqetësohen fare, sepse Klubi Futbollistik „Iliria“ në Solothurn, për mërgimtarët shqiptar, edhe vitet në vijim, do të organizojë aktivitete kulturore dhe sportive. Sigurisht se ia vlen, që KF „ILIRIA“, t`i jepet mbështetje, përgëzime dhe lëvdata pa fund, për punën që ata bëjnë për sportin dhe bashkëvendasit e tyre në kantonin e Solothurnit në Zvicër.

Manifestimin e përcolli edhe emisioni Sportit Shqiptar në Mërgim në Zvicër, me Autor, Kasam Selimin.

Kjo të bënë të shpresojmë se Flamuri ynë do të mbetet në kujtesën e brezave të ardhshëm qe po rritën larg atdheut në mbarë mërgatën tonë nëpër botë.

Faleminderit që merrni pjesë në këtë ditë gëzimi të veçantë për ne shqiptarët e mërguar në dhe të huaj. Ishte vërtetë kënaqësi dhe krenari t’i shihje dhe gjithnjë e më fort dridhte zemrën shprehja tashmë e famshme – OH SA MIRË ME QENË SHQIPTAR!

27 Nëntor 2022

Teksti dhe fotot;

Haki Latifi

JU REKOMANDOJMË

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit
07/11/2026 - 17:44

Shkruan: Astrit Bunjaku Individi mund t’i njohë kontradiktat e realitetit dhe përsëri të marrë pjesë në riprodhimin e tyre. Pikërisht këtu qëndron një nga idetë më provokuese të...

Më shumëDetails

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në
06/11/2026 - 10:56

Shkruan: Visar Duriqi Në Kosovë lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejtësia me shpejtësinë. Në këtë garë, ajo që humbet e para është...

Më shumëDetails

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
18/10/2026 - 15:49

Shkruan Baton Haxhiu Dhuna nuk mund të vendosë kush qeveris. Por as refuzimi i dhunës nuk mund t’i shërbejë pushtetit për të shmangur krizën e besimit. Përgjigjen duhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ismaj Fejzullahu largohet nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Dikur pjesë e AAK-së, por sot si deputete e VV-së i kthehet ashpër Daut Haradinajt vetëm pse ky kritikoi institucionet e Kosovës për Listën Studentore Serbe

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend, Veriu.info siguron letrën e plotë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Presidenca sqaron situatën me fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë