Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FHK-ja i organizon dy Kampionate Evropiane

30/01/2024 - 16:21
në Sport
A A
FHK-ja i organizon dy Kampionate Evropiane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci janë kthyer me lajme shumë pozitive nga Kolni i Gjermanisë, ku ishin për pjesën finale të Kampionatit Evropian për hendbollistë.

FHK-ja do të organizojë dy Kampionate Evropiane për hendbollistë.

Bëhet fjalë për Kampionatet Evropiane U20 dhe U18 që do të mbahen gjatë verës.

Lidhur me këtë sukses të jashtëzakonshëm, presidenti Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Gjinovci, të martën kanë mbajtur konferencë për shtyp.

“Dëshirojmë të informojmë se FHK-ja, përkatësisht Kosova, do të jetë nikoqire e dy kampionateve evropiane. Atij U20 që do të mbahet nga data 13 deri më 21 korrik dhe U18 që do të mbahet nga data 12 deri më 18 gusht. Këtë vendim e ka marrë Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit me datën 29 të këtij muaji. Paraprakisht kemi qenë në komunikime të vazhdueshme dhe kemi shprehur gatishmërinë që të jemi organizator të këtyre ngjarjeve dhe pas diskutimeve të shumta kemi dëshmuar se jemi në gjendje të bëjmë një organizim të tillë. Federata Evropiane ka vendosur që këto dy ngjarje të mëdha të mbahen në Kosovë. Kjo edhe ndoshta do të jetë arritja më e madhe e FHK-së në aspektin organizativ, ku në këto kampionate evropiane për meshkuj do te marrin pjesë edhe ekipet tona që do të sfidohen nga ekipet evropiane. Ekipet kombëtare që do te marrin pjesë në Kampionatin Evropian U20 do të jenë: Belgjika, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Britani e Madhe, Gjeorgjia, Letonia, Luksemburgu, Lituania, Sllovakia, Turqia dhe Kosova. Ndërkohë, në Kampionatin Evropian U18 janë Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Luksemburgu dhe Kosova. Pra, në kampionatin U20 do të paraqiten 12 ekipe, ndërsa në U18 do të jenë tetë ekipe kombëtare. Në kuadër të aktiviteteve të këtij viti do të kemi edhe ekipin U18 të femrave që nga data 28 shkurt do të marrë pjesë në turneun “EHF Trophy Intercontinencal” që Uzbekistan, e ku synojmë kualifikimin për Botërorin që mbahet në muajin gusht të këtij viti në Shangai të Kinës. Ekipi U16 do të jetë pjesë e garave Mesdhetare që do të mbahet nga data 25 shkurt deri më 3 mars në Podgoricë. Ekipi A i femrave në fillim të muajit prill do të zhvilloj ndeshjet kualifikuese në kuadër të fazës finale për kualifikim në Evropianin 2024, ku do të përballet me Poloninë”.

JU REKOMANDOJMË

Cafu e ngrit në qiell Neymarin: Është superior ndaj Ronaldos, Messit dhe Mbappes

Cafu e ngrit në qiell Neymarin: Është superior ndaj Ronaldos, Messit dhe Mbappes
21/03/2026 - 19:11

Legjenda e Brazilit dhe fituesi i dy Kupave të Botës, Cafu, ka mbështetur Neymarin që të udhëheqë kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës 2026, duke bërë një...

Më shumëDetails

Muriqi flet pasi humbi penalltinë: Një lojtar si unë duhej ta kishte shënuar

Muriqi flet pasi humbi penalltinë: Një lojtar si unë duhej ta kishte shënuar
21/03/2026 - 17:25

Vedat Muriqi pati mundësinë të shpëtonte Mallorcën. Kjo pasi që u akordua një penallti në minutat e fundit, me Muriqin që mori topin për ta bërë goditjen. Por...

Më shumëDetails

Vedat Muriqi në prag të historisë te Mallorca, gati ta thyejë rekordin e Samuel Eto’o

Vedat Muriqi në prag të historisë te Mallorca, gati ta thyejë rekordin e Samuel Eto’o
21/03/2026 - 11:15

Sezoni aktual po rezulton i jashtëzakonshëm për Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen me fanellën e RCD Mallorca në elitën e futbollit spanjoll. Sulmuesi kosovar është aktualisht golashënuesi...

Më shumëDetails

Real Madrid dominon përballjet direkte ndaj Bayern Munich, ja çfarë duhet të dini para ndeshjeve çerekfinale

Real Madrid dominon përballjet direkte ndaj Bayern Munich, ja çfarë duhet të dini para ndeshjeve çerekfinale
21/03/2026 - 11:00

Real Madrid do të përballet me Bayern Munich, në çerekfinale të këtij sezoni në Champions League. Historia flet në favor të madrilenëve, e sidomos në nëntë përballjet e...

Më shumëDetails

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit
21/03/2026 - 10:45

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45. Trajneri Silvinjo ka bërë publike...

Më shumëDetails

Rooney e cilëson Gerrardin mesfushorin më të kompletuar në histori të Ligës Premier

Rooney e cilëson Gerrardin mesfushorin më të kompletuar në histori të Ligës Premier
21/03/2026 - 10:19

Legjenda e Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, e ka cilësuar legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard, si mesfushorin më të kompletuar në historinë e Ligës Premier. Duke folur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    596 Shpërndaje
    Shpërndaje 238 Tweet 149
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë