Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO’s në Napoli, ka njoftuar për stërvitjet që po bëhen në Serbi.
Në njoftim bëhet e ditur se pjesë e stërvitjes janë ushtarët rumunë, serbë dhe ata të Turqisë.
‘‘Fillim i fuqishëm!
Pjesëtarë nga Forcat e Armatosura Rumune , Serbe
dhe Turke
po stërviten krah për krah gjatë ditëve të para të Stërvitjes NATO-Serbi 2026. Këta partnerë po ndajnë ekspertizën e tyre mbi taktikat e operacioneve urbane ndërsa zhvillojnë operacione stërvitore’’, thuhet në njoftim.













