Gjatë muajit nëntor, ekipet e KRU “Mitrovica” do të jenë të angazhuara në të gjithë rajonin në kuadër të angazhimit për mbledhjen e borxheve nga konsumatorët që kanë më shumë se dy fatura të papaguara.
Kështu ka bërë të ditur KRU “Mitrovica” që udhëhiqet nga kryeshefi Bashkim Kurti në njoftimin zyrtar në facebook.
“Ftohen të gjithë konsumatorët borxhlinj që të paguajnë faturat ose të nënshkruajnë kontratë për riprogramim të pagesave me këste mujore, për të shmangur masat ligjore.
Aktiviteti do të zbatohet pa tolerancë, në përputhje me rregulloret në fuqi.
Mos e shtyni më — veproni në kohë!”, thuhet tutje në njoftim.













