Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

15/01/2026 - 08:26
në Kryesore, Lajme
A A
Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt. Masat do të prekin kryesisht serbët që jetojnë në Kosovë, përdorin automjete me targa serbe mbi bazën e autorizimit, ose nuk kanë dokumente kosovare.

Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Njëkohësisht, nis edhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt sa u përket dokumenteve personale.

Sipas tij, të gjithë ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve.

Këto masa do të prekin kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë dhe që deri më tani kanë drejtuar automjete me targa të qyteteve në Serbi mbi bazën e autorizimit, ose nuk kanë pasur dokumente të Kosovës.

Nga Policia e Kosovës thanë për REL se drejtimi i automjeteve me targa të huaja mbi bazën e autorizimit është në kundërshtim me Ligjin për komunikacionin.

Megjithatë, deri më tani, kjo praktikë është toleruar për t’u dhënë qytetarëve kohë t’i ndërrojnë targat.

Veton Elshani theksoi se, nga 15 janari, policia do ta zbatojë ligjin në terren. Ai shtoi se drejtimi i automjeteve mbi bazën e autorizimit do të lejohet vetëm në raste emergjente, por me paralajmërim.

“Për shembull, nëse dikush shkon në spital, nuk do ta ndalojmë dhe nuk do ta konfiskojmë menjëherë automjetin. Por, nëse i njëjti person ndalohet përsëri në ditët në vazhdim, mund t’i shqiptohet gjobë deri në 200 euro”, shpjegoi ai.

Kosova ndaloi në fund të vitit 2022 qarkullimin e automjeteve me targa me akronimet e qyteteve të Serbisë.

Kjo masë shkaktoi daljen e disa serbëve nga institucionet e Kosovës dhe rriti tensionet në terren.

Disa nga pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, i regjistruan më pas automjetet e tyre me targa të Serbisë dhe i përdornin ato mbi bazën e autorizimit.

Në këtë autorizim përfshihen të dhënat e kartës së identitetit të drejtuesit të automjetit, e cila lëshohet nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë, por që Prishtina zyrtare nuk e njeh.

Ligji për të huajt mund t’i prekë pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente kosovare, por jetojnë, punojnë ose studiojnë në Kosovë.

Megjithatë, Elshani tha se ligji nuk do të zbatohet strikt për ata që jetojnë në Kosovë dhe që për ndonjë arsye nuk kanë dokumente kosovare.

“Ne nuk do t’i dëbojmë këta persona, nuk do t’i ndajmë nënat nga fëmijët apo baballarët nga fëmijët”, tha ai, duke shtuar se ligji do të zbatohet vetëm për ata që vijnë në Kosovë për turizëm, punë ose studime.

“Zbatimi do të bëhet gradualisht, nuk do të dëbohet askush menjëherë. Për shembull, nëse në orën 02:00 të mëngjesit policia takon dikë në rrugë dhe ai nuk ka dokumente kosovare, ai do të njoftohet që duhet të paraqitet në stacionin policor”, shpjegoi Elshani.

Në manualin “Udhëzuesi për hyrjen, lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e të huajve në Republikën e Kosovës”, i publikuar vitin e kaluar, shpjegohet procedura për marrjen e lejes për “qëndrim të përkohshëm, afatshkurtër ose të përhershëm”.

Vendimin për lëshimin e lejeve do ta marrë Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Zbatimi pa përjashtime i këtyre dy ligjeve ishte paraparë të fillonte më 1 nëntor të vitit të kaluar, por Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e shtyu këtë afat deri më 15 janar 2026, për të mundësuar zhvillimin e një fushate informuese./REL

JU REKOMANDOJMË

Pas raportimit të Veriu.info për lejen e kundërligjshme për London LTD, vjen paralajmërimi i prerë i kryetarit Faton Peci
Kryesore

Pas raportimit të Veriu.info për lejen e kundërligjshme për London LTD, vjen paralajmërimi i prerë i kryetarit Faton Peci

15/01/2026 - 09:27
Zyberaj: Vendimi i vitit 2011 i Gjykatës Kushtetuese që largoi Behgjet Pacolli filloi një cikël krizash
Kryesore

Pacolli: Data e zgjedhjeve ishte ‘bingo’ për Vetëvendosjen

15/01/2026 - 09:11
Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht
Lajme

Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht

15/01/2026 - 08:25
Muharremi: Bajrami po ia ruan nderin LDK-së, po aplikon standardin evropian të politikës në Kosovë
Lajme

Muharremi: Bajrami po ia ruan nderin LDK-së, po aplikon standardin evropian të politikës në Kosovë

15/01/2026 - 08:23
Zogaj thotë askush prej LDK-së nuk është kontaktuar nga VV-ja: Nuk janë të interesuar të formojnë qeverinë
Lajme

Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale

15/01/2026 - 08:07
Të përshirë edhe Kosova e Shqipëria – çfarë dihet rreth pezullimit të vizave për imigrantët nga 75 vende nga SHBA-të?
Lajme

Të përshirë edhe Kosova e Shqipëria – çfarë dihet rreth pezullimit të vizave për imigrantët nga 75 vende nga SHBA-të?

15/01/2026 - 08:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    298 Shpërndaje
    Shpërndaje 119 Tweet 75
  • Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Jusuf Azemi me një paralajmërim të rëndësishëm lidhur me pagën minimale prej 425 euro

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë