Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti” ka njoftuar se sot nis punimet për mbulimin e deponisë së Germovës në tërësi sipas periudhës së paraparë.
Gjithashtu KRM “Uniteti” njofton të gjithë banorët e fshatrave përreth, se kushdo që është i interesuar t’i shoh punimet e mbulimit të deponisë në Germovë është i mirëseardhur.
“Gjithmonë në shërbim të qytetarëve, për një mjedis të pastër”, është motoja e punës së “Unitetit”.











