Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Berlin në një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku në një konferencë për shtyp ka deklaruar për marrëveshje të reja mes vendeve.
Duke mos dhënë shumë detaje, sipas mediave të huaja, Zelensky ka deklaruar se janë arritur marrëveshje të reja për investime në sektorin e mbrojtjes.
Kujtojmë se Kievi ka kërkuar vazhdimisht mbështetje financiare nga aleatët për të financuar industrinë e vet të Mbrojtjes që po rritet me ritme të shpejta.