Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fjaloset me Ganimete Musliun, Dehari ndërpret seancën pa e hedhur Komisionin në votim

23/07/2025 - 11:38
në Lajme
A A
Fjaloset me Ganimete Musliun, Dehari ndërpret seancën pa e hedhur Komisionin në votim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën konstituive pa e hedhur në votim Komisionin për votim të fshehtë, duke dështuar kështu për të 51-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës derisa afatit 30-ditor, të dhënë nga Gjykata Kushtetuese që i obligon deputetët ta konstitujnë Kuvendin, i kanë mbetur vetëm edhe tri ditë.

Ndërprerja e seancës ndodhi për shkak të një fjalosjeje mes kryesuesit Dehari dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila insistoi që t’i lejohet fjala në foltore.

Seanca dështoi pavarësisht se Vetëvendosje e Albin Kurtit me 48 depuetë dhe Nisma e Fatmir Limajt me tre deputetë iu kanë hyrë negociatave për të gjetur një marrëveshje që do të mund t’i jepte vendit institucionet e munguara që afër pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Sidoqoftë, Vetëvendosje edhe në këto negociata po këmbëngul se posti i kryeparlamentarit s’i jepet një partie me tre deputetë, ndërsa Fatmir Limaj ka deklaruar se s’është i interesuar për poste qeveritare përveç atij të kryeparlamentarit.

Para nisjes së seancës nga këto parti s’pati sinjale se kanë përafrim përveçse deklaruan që janë në pritje të rezultateve të bisedimeve.

Ndërkohë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të sqarojë se çfarë do të ndodhë pas 26 korrikut kur përfundon afati i dhënë nga një aktgjykim i qershorit.

“Kërkesa jonë sot, në esencë, është kërkesë për sqarim të pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh”, tha Osmani dje në konferencën për media që e thirri për të treguar për veprimet e ndërmarra në lidhje me bllokadën në Kuvend.

Po ashtu, ajo ka kërkuar një masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor.

JU REKOMANDOJMË

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat
19/08/2026 - 23:01

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë interesa të përbashkëta dhe se po zhvillojnë, siç i...

Më shumëDetails

“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj: Kurti po i bën interpretimet sipas qejfit të tij

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
19/08/2026 - 22:47

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të protestave pas zhvillimeve të fundit politike. Kadrijaj në emisionin “Jehona Politike” tha se do të organizohen...

Më shumëDetails

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”
19/08/2026 - 22:41

Historini Jusuf Buxhovi është pyetur në Pressing One edhe për LPK-në. Për Buxhovin LPK ishte një grupacion ideologjik, që më pas shumë nga aktivistët kaluan në LDK. “Grup...

Më shumëDetails

Nexhmedin Spahiu e qarkullon emrin e vet për President: Veç një njeri serioz mundet me marrë këtë detyrë në këtë katrahurë

Spahiu: Ka shumë mundësi për luftë në Kosovë, mund të na bëjnë përshesh
19/08/2026 - 22:31

Profesori i shkencave politike dhe analisti, Nexhmedin Spahiu, e ka propozuar veten e tij për President Nisur nga ngërçi politik në të cilin ka ngecur Kosova, Spahiu ka...

Më shumëDetails

OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit

“Përparim Rama do të bëjë gjithçka për të penguar një koalicion LDK-VV”, thotë Demhasaj
19/08/2026 - 22:13

Ndërtimi i tribunës së stadiumit “Flamurtari” në Hajvali po zvarritet pas problemeve në procedurën e prokurimit. OSHP konstatoi se Komuna e Prishtinës nuk e kishte respektuar vendimin e...

Më shumëDetails

Time Kadrijaj: Sërish do e gjuaja Kurtin me vezë

Kadrijaj: Kurti duhet të jap dorëheqje, po bën veprime populiste për ushqimin e egos së tij!
19/08/2026 - 21:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka thënë se do ta gjuante sërish Albin Kurtin me vezë. Por, megjithatë, ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë