Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e play-offit të Champions League, mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.
“Mbretërit” kanë përparësi nga ndeshja e parë, pasi kanë fituar si mysafir, me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.
Kur kanë mbetur edhe një orë nga fillimi, të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Befasi nga Guardiola është mosaktivizimi i Erling Haaland nga minuta e parë.
Si duket sulmuesi norvegjez ende nuk e ka kaluar lëndimin që pësoi në fundin e ndeshjes së fundjavës, ndaj Newcastle United.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt zhvillohet në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, më fillim nga ora 21:00.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid:
Manchester City: