Këngëtarja njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të veçantë, ku shihet në një fotografi së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ikonën e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahun.
“Frymëzim/ndryshim”, ka shkruar Edona në përshkrimin e fotografisë.
Edona Llalloshi është një nga emrat më të dashur të muzikës shqipe dhe aktualisht është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.