Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FSK-ja drejt ushtrisë, por pa spital ushtarak

18/05/2026 - 18:37
në Lajme
A A
FSK-ja drejt ushtrisë, por pa spital ushtarak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po i afrohet fazës përfundimtare të transformimit në ushtri me kapacitete të plota, një boshllëk thelbësor vazhdon të mbetet: mungesa e një spitali ushtarak.

Dy vjet para përmbylljes së këtij procesi, pjesëtarët e FSK-së detyrohen ende të kërkojnë trajtim jashtë strukturave ushtarake për raste më serioze shëndetësore.

“Kur kemi nevojë për trajtim më të avancuar, shkojmë në spitale publike ose private”, thotë për Radion Evropa e Lirë një pjesëtar i FSK-së, në kushte anonimiteti.

Ai shpjegon se ndihma e parë dhe shërbimet bazike ofrohen brenda kazermave, ndërsa Qendra e Mjekësisë në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë mbetet struktura më e avancuar mjekësore brenda forcës.

Pjesëtarë të FSK-së në kazermën "Adem Jashari".
Pjesëtarë të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”.

Megjithatë, për raste më serioze, opsionet janë të kufizuara.

“Mungesa e një spitali ushtarak është temë që diskutohet shpesh mes nesh, sidomos për raste afatgjata apo më të rënda”, shton ai.

Kapacitetet në rritje, infrastruktura në ngecje

Transformimi i FSK-së në ushtri, i nisur në vitin 2018, parasheh që deri në vitin 2028 kjo forcë të ketë mbi 7.500 pjesëtarë, përfshirë 5.000 trupa aktive – një objektiv që, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tashmë është arritur.

Ky transformim përfshin jo vetëm rritjen e numrit të ushtarëve, por edhe ngritjen e kapaciteteve të reja operative, si: armatim, trajnime dhe pjesëmarrje në misione ndërkombëtare.

Por, ndërsa kapacitetet ushtarake rriten, infrastruktura mbështetëse duket se nuk ndjek të njëjtin ritëm.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë se FSK-ja po zhvillon kapacitetet e saj mjekësore sipas modelit të sistemit mjekësor ushtarak amerikan, por nuk ofron më shumë detaje.

“FSK-ja ka një qendër mjekësore, e cila ka kapacitete të ofrimit të shërbimeve të mjekësisë primare dhe disa shërbimeve specialistike”, thotë ai, duke shtuar se qendra ka edhe një hapësirë infrastrukturore për hospitalizim.

Pjesëtarë të FSK-së gjatë një parakalimi më 5 mars 2025
Pjesëtarë të FSK-së gjatë një parakalimi më 5 mars 2025

Për ish-komandantin e FSK-së, Kadri Kastrati, ndërtimi i një spitali ushtarak në këtë fazë të zhvillimit të forcës është i domosdoshëm.

“Shteti duhet t’i avancojë shërbimet mjekësore, sikurse që i kanë vendet e rajonit dhe ato evropiane”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Qendra Mjekësore në Kazermën “Adem Jashari” është ndërtuar pikërisht me idenë që në të ardhmen të shndërrohet në spital ushtarak.

Infrastruktura bazë ekziston, porse mungojnë investimet në personel dhe pajisje.

“Kjo mund të realizohet nëse ekziston vullnet politik”, shton Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Eksperti i sigurisë, Ismet Ibishi, i cili ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, thotë se spitali ushtarak është standard i një ushtrie moderne.

Sipas tij, prania e personelit mjekësor në operacione ushtarake është thelbësore, jo vetëm për trajtime, por edhe për rritjen e sigurisë dhe moralit të trupave.

“Edhe në ushtrime ushtarët mund të lëndohen, e aq më tepër në zona lufte”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Një pjesëtar i FSK-së merr pjesë në stërvitjen ushtarake "Shigjeta e Ujkut", më 28 tetor 2025.
Një pjesëtar i FSK-së merr pjesë në stërvitjen ushtarake “Shigjeta e Ujkut”, më 28 tetor 2025.

Kapacitetet ekzistuese dhe sfidat teknike

Sipas ish-drejtorit të Qendrës Mjekësore të FSK-së, Shkëlzen Sylaj, objekti aktual në Kazermën “Adem Jashari” ka hapësirë dhe mundësi për rreth 60 shtretër, por mbetet i paplotësuar me pajisje moderne dhe staf të specializuar.

Ai përmend nevojën për aparatura të ndryshme, si rezonancë magnetike, CT skaner dhe laboratorë të avancuar, si dhe për staf të organizuar në shërbim 24-orësh.

“Sistemi spitalor nënkupton shërbim 24 orë, dhe për këtë duhen disa specialistë për secilin profil”, thotë Sylaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se Kosova ka kuadro të mjaftueshme mjekësore – nga ortopedët, internistët, kardiologët e deri tek oftamologët – por se funksionalizimi i një spitali ushtarak kërkon kosto të lartë dhe strukturë të re organizative.

Premtime pa afate dhe mungesë transparence

Ngritja e një institucioni të tillë është përmendur edhe në nivelin më të lartë shtetëror.

Në dhjetor të vitit 2023, presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ky projekt është pjesë e një programi shtetëror që parasheh shërbime shëndetësore deri në nivel terciar për ushtarakët, policët dhe familjet e tyre.

Megjithatë, institucionet nuk kanë dhënë detaje konkrete për afatet apo fazën e realizimit të projektit.

Ndërkohë, në Strategjinë e Mbrojtjes 2023, ky projekt nuk përmendet fare.

Radio Evropa e Lirë kërkoi sqarime nga Zyra e Presidentes, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

FSK-ja refuzoi edhe kërkesën për vizitë në Qendrën e Mjekësisë në Kazermën “Adem Jashari”, duke u arsyetuar me angazhime të planifikuara.

As Ministria e Shëndetësisë nuk dha përgjigje lidhur me kapacitetet e mundshme për mbështetje, në rast të funksionalizimit të një spitali ushtarak.

E, në raportin vjetor të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024 thuhet se, në rastet e trajtimeve të specializuara jashtë vendit, FSK-ja bashkëpunon me institucionin mjekësor GATA në Ankara të Turqisë.

Nevoja që rritet me misionet jashtë vendit

Nevoja për kapacitete të avancuara mjekësore është bërë më urgjente edhe me përfshirjen e FSK-së në misione ndërkombëtare.

Së fundmi, disa pjesëtarë të saj janë angazhuar në një mision stabilizues në Gazë, nën mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Një ekip për verifikimin e situatës në terren është dërguar atje në fund të prillit, megjithatë Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të konfirmojë nëse me ato forca është dërguar edhe personel mjekësor – çka i shton dilemat mbi mbështetjen shëndetësore në terren.

Sipas ekspertit Ibishi, prania e ekipeve mjekësore në operacione ushtarake jashtë vendit, forcon ndjeshëm ndjenjën e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së trupave.

“Nga përvoja ime që kam kaluar në tri luftëra – atë të Sllovenisë, Kroacisë dhe të fundit në Kosovë – unë si ushtarak, më gjithë atë përvojë, jam ndjerë shumë më mirë dhe më i sigurt kur kemi pasur afër personel mjekësor”, thotë ai.

Siguria e zyrtarëve dhe trajtimi aktual

Sipas Kastratit, spitali ushtarak do të shërbente edhe për arsye sigurie për krerët e shtetit dhe strukturat e larta të sigurisë.

“Siguria maksimale garantohet brenda kazermës”, thotë ai.

Aktualisht, zyrtarët e lartë trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e cila konfirmon se nuk ka reparte të veçanta për ta apo për pjesëtarët e FSK-së.

“Të gjithë pacientët trajtohen në repartet përkatëse, bazuar në gjendjen e tyre shëndetësore dhe nevojat mjekësore”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për Radion Evropa e Lirë.

Aty po ashtu theksohet se, në raste të caktuara, mund të kërkohen masa shtesë sigurie nga Policia e Kosovës.

Rajoni përpara Kosovës

Ndryshe nga Kosova, vendet e rajonit kanë ndërtuar struktura të mirëfillta të mjekësisë ushtarake.

Në Shqipëri funksionon Spitali Ushtarak Qendror Universitar që nga viti 1993, i cili ofron shërbime të specializuara si për ushtarakët, ashtu edhe për civilët.

Serbia ka një nga spitalet më të mëdha ushtarake në rajon, me kapacitete të gjera infrastrukturore dhe organizative.

Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut operon Qendra Ushtarake Mjekësore, e cila ofron shërbime në disa nivele.

Zyra e zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmon për Radion Evropa e Lirë se kjo qendër bashkëpunon me sistemin publik shëndetësor për trajtime më të avancuara.

Me doktrinën e NATO-s, ku Kosova synon të anëtarësohet, mbështetja mjekësore ushtarake organizohet në nivele të ndryshme, ku secili prej tyre përfaqëson një hap më të avancuar të trajtimit – nga ndihma e parë në terren deri te kapacitetet spitalore në salla operacionesh. /REL

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë