Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FSK-ja jep detaje mbi takimet e gjeneral Jasharit, në Shqipëri

22/05/2025 - 15:40
në Lajme
A A
FSK-ja jep detaje mbi takimet e gjeneral Jasharit, në Shqipëri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë me ftesë të homologut të tij, gjenerallejtënant Arben Kingji, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Fillimisht gjeneral Jashari u prit me nderime të larta ushtarake nga shefi i Mbrojtjes së FARSH-it.

Pastaj vazhdoi takimi në mes të dy palëve ku gjeneral Kingji i uroi mirëseardhje Gjeneral Jasharit dhe e njoftoj lidhur me të arriturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa, gjeneral Jashari e përgëzoi gjeneral Kingjin për të zhvillimet e FARSH-it nën udhëheqjen e tij, duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje të lartë për rolin e FARSH-it në funksion të garantimit të një mjedisi rajonal të sigurt.

“Në fund, të dy gjeneralët diskutuan për aktivitetet e përbashkëta dhe mundësitë e tjera të thellimit të bashkëpunimit në mes të dy forcave të armatosura, në interes të ruajtjes së paqes dhe sigurisë dhe rritjes së ndërveprueshmërisë”, thuhet në njoftim të FSK-së.

Në kuadër të vizitës zyrtare gjeneral Jashari takoi edhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu. Gjatë takimit të realizuar në Ministrinë e Mbrojtjes, Vengu e njoftoi gjeneral Jasharin për sukseset dhe sfidat e MM-së dhe FARSH-it, dhe rolin e saj në kuadër të aleancës së NATO-së.

Ndërsa në anën tjetër, gjeneral Jashari e përgëzoi ministrin Vengu për të arriturat e MM-së dhe FARSH-it dhe vlerësoi lartë mbështetjen e ofruar në zhvillimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta.

“Gjithashtu KOMFSK me delegacionin e tij kanë realizuar vizitë zyrtare në Bazën Ajrore në Kuçovë të FARSH, ku është njoftuar me investimet dhe modernizimin e kësaj baze ajrore.

Kjo vizitë është dëshmi e përkushtimit bilateral për bashkëpunim konkret në rritjen e kapaciteteve të përbashkëta” thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë
Lajme

Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë

22/05/2025 - 17:33
Kallas me të arritur në Prishtinë jep lajmin e mirë për Kosovën
Lajme

Kallas kërkon zhbllokim: Të tejkalohet ngërçi e të formohet sa më shpejt qeveria

22/05/2025 - 17:05
Kallas me të arritur në Prishtinë jep lajmin e mirë për Kosovën
Lajme

Kallas me të arritur në Prishtinë jep lajmin e mirë për Kosovën

22/05/2025 - 16:57
Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin
HULUMTIME

Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

22/05/2025 - 16:50
Kallas arrin në Kosovë
Kryesore

Kallas arrin në Kosovë

22/05/2025 - 16:44
“S’patët marrëveshje se kërkuat postin e kryekuvendarit”, Limaj s’përgjigjet direkt
Lajme

“S’patët marrëveshje se kërkuat postin e kryekuvendarit”, Limaj s’përgjigjet direkt

22/05/2025 - 16:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    269 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 67
  • Morina në Kanal 10: Policia po i nënshtrohet familjes Gërbeshi nga Vushtrria (VIDEO)

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    504 Shpërndaje
    Shpërndaje 202 Tweet 126
  • Mbi 2 milionë euro pasuri të paluajtshme e 108 mijë euro veturë – Kjo është pasuria e majme e gjinekologut që u sul’mua mbrëmë

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë