Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me një ekip të Kibernetikës, ka marrë pjesë në ushtrimin “Cyber Unity 25”, shkruan GazetaDemos.
Ky aktivitet, kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përgatitjes kundër kërcënimeve të avancuara kibernetike si dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e kapaciteteve ndërkombëtare.
Ky ushtrim ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kërcënimeve kibernetike, dhe Ekipi Kibernetik i FSK-së ka përfaqësuar Kosovën me profesionalizëm, përkushtim dhe dinjitet të lartë.
Njoftimi i plotë:
FSK pjesë e ushtrimit “Cyber Unity 25”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me një ekip të Kibernetikës, ka marrë pjesë në ushtrimin “Cyber Unity 25” ku ka treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe lidership të nivelit të lartë gjatë pjesëmarrjes në ushtrimin shumëkombësh “Cyber Unity 25”, i organizuar nga NATO. Ky aktivitet, i cili kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përgatitjes kundër kërcënimeve të avancuara kibernetike si dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e kapaciteteve ndërkombëtare.
Ekipi Kibernetik i FSK-së, ka shfaqur aftësi në aspektin teknik, ashtu edhe në atë strategjik. Në pjesën teknike, ata demonstruan aftësi të larta në identifikimin dhe menaxhimin e incidenteve komplekse kibernetike, duke vendosur standarde të larta të punës ekipore dhe ekspertizës teknike. Ndërkaq, në nivelin strategjik, ekipi tregoi lidership dhe aftësi të shkëlqyera menaxheriale në skenarë të krizave kibernetike, duke marrë vendime të duhura nën presion dhe duke siguruar koordinimin efektiv mes veprimeve taktike dhe objektivave strategjike.Ky ushtrim ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kërcënimeve kibernetike, dhe Ekipi Kibernetik i FSK-së ka përfaqësuar Kosovën me profesionalizëm, përkushtim dhe dinjitet të lartë. Përformanca e tyre në këtë aktivitet jo vetëm që pasqyron përgatitjen dhe përkushtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe forcon pozicionin e Kosovës si një kontribuese aktive në sigurinë globale kibernetike.