Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti mirënjeh marrëveshjen e Hotit me Uashingtonin: Promovonte stabilitet

28/01/2025 - 14:47
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti mirënjeh marrëveshjen e Hotit me Uashingtonin: Promovonte stabilitet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marrëveshjen e arritur më katër shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e nënshkruar kjo mes kryeministrit të atëhershëm Avdullah Hoti dhe presidentit amerikan, Donald Trump, për herë të parë e ka njohur Albin Kurti, anise të njëjtën e ka kritikuar me tone të ashpra vazhdimisht bashkë me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurti, i cili përgjatë këtyre viteve ka ndryshuar qëndrim në shumë çështje, për herë të parë tashmë me Trumpin president në një mandat të dytë, ka njohur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ai dhe emisari Richard Grenell.

Në një intervistë të dhënë së fundi për gazetën spanjolle “El Mundo”, Kurti është pyetur mbi presidencën e Trumpit.

“Kosova ka një marrëdhënie të fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara, bazuar në përkushtimin e saj të vazhdueshëm për sovranitetin tonë dhe integrimin tonë në BE e NATO. Gjatë mandatit të Trump, marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin priotet ta promovuar stabilitetin, ndërsa administrate Biden fuqizoi institucionet demorkatike në Ballkan. Edhe pse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj që ShBA-të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; ne punojmë ngushtë me Uashingtonin” – tha lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Nacionale.

Çka thoshte Kurti në vitin 2021?

Pak kohë pas arritjes së kësaj marrëveshje, Kurti në një fjalim para eurodeputetëve kishte kritikuar të njëjtën, duke thënë se “nuk ka parë asnjëherë në një faqe e gjysmë kaq shumë marrëveshje e zotime”.

“Sa i përket marrëveshjeve që janë arritur me 4 shtator vitin e kaluar në Ëashington mund të themi që janë zotime të dyfishta unilaterale me një listë zotimesh, nuk kam parë asnjë here në jetën time në një faqe e gjysmë, marrëveshje ose zotimesh me kaq shumë gjëra e artikuj mbrënda tyre, sikur të ndodhte se gjatë shkrimit të tyre, dikush të thotë se mos kemi harruar edhe këtë gjë ose atë, dhe çdo gjë futët në këto një faqe e gjysmë, nuk besoj që është menduar që të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet ta shohim si një grumbullim pikash e jo si marrëveshje “Merre ose lëre” – kishte thënë ai.

Nënkryetari i tij në parti ndërkaq, Glauk Konjufca, ishte shprehur se kjo është marrëveshja më e dëmshme që nga viti 2015.

“Kjo që e pamë ishte një marrëveshje, më e dëmshmja që kemi pa që nga viti 2015…Prej vitit 2015 nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme se kjo sepse në tavolinë të negociatave tash po dalin edhe resurset e Kosovës, e jo çfarëdo resursi por resursi më i rëndësishëm që e ka Kosova, e që është resursi ujor. 70 për qind e resursit ujor që ka Kosova është në Ujman” – kishte thënë Konjufca.

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria rrëzon kallëzimin e Komunës së Prishtinës ndaj Ministrisë së Financave për “bllokim” të buxhetit

Prokuroria rrëzon kallëzimin e Komunës së Prishtinës ndaj Ministrisë së Financave për “bllokim” të buxhetit
02/10/2026 - 14:12

Ministria e Financave ka pranuar njoftimin nga prokuroria se është hedhur poshtë kallëzimi penal i bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës me pretendimin e pabazë se Ministria...

Më shumëDetails

Protestuesit aksion para MD-së, i drejtohen Gërvallës: Koha e arsyetimeve ka mbaruar, votojeni ligjin për mbrojtjen e UÇK-së

Protestuesit aksion para MD-së, i drejtohen Gërvallës: Koha e arsyetimeve ka mbaruar, votojeni ligjin për mbrojtjen e UÇK-së
02/10/2026 - 14:03

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë realizuar sot një aksion para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin...

Më shumëDetails

Rama “vajton” për prishjen e pazarit me biznesmenin e dënuar për pastrim parash

Rama “vajton” për prishjen e pazarit me biznesmenin e dënuar për pastrim parash
02/10/2026 - 13:38

Lidhja e marrëveshjes për dhënien në shfrytëzim 50-vjeçar të kompleksit “Tulltorja” në Prishtinë ka hapur një përplasje të re mes udhëheqjes së Kryeqytetit dhe pushtetit qendror, teksa në...

Më shumëDetails

“Hyra me dhunë në skenë”, Nasim Haradinaj tregon si e mori dje fjalën në marsh

Nasim Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Gjykatës së Hagës, lajmërohet nga atje
02/10/2026 - 13:22

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se dje është ngjitur në skenë për të mbajtur fjalim në marshin e organizuar në Prishtinë, pa qenë...

Më shumëDetails

Albin Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA-ja, aleati kryesor dhe miku special i Kosovës

Albin Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA-ja, aleati kryesor dhe miku special i Kosovës
02/10/2026 - 12:38

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Kjo është bërë e ditur nga vetë Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook....

Më shumëDetails

Veterani i UÇK-së Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin

Veterani i UÇK-së Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin
02/10/2026 - 10:34

Veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Nuhi Tahiri, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e ndodhur gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1505 Shpërndaje
    Shpërndaje 602 Tweet 376
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    379 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    373 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    456 Shpërndaje
    Shpërndaje 182 Tweet 114
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    282 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë