Forca e Sigurisë së Kosovës, ka bërë të ditur se instruktorë të FSK-së nga Regjimenti i Xhenios janë duke realizuar trajnim për ndërtimin e urave Ushtarake “ Mabey Johnson” për Xhenierët nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Nga FSK është njoftuar edhe se trajnimi është duke u bazuar në marrëveshjet bilaterale në mes dy ushtrive në fushat e interesit të përbashkët, në ngritjen dhe avancimit e kapaciteteve ushtarake.
Postimi:
Xhenio FSK dhe FARSH trajnim të përbashkët
Instruktorë të Forcës e Sigurisë së Kosovës nga Regjimenti i Xhenios janë duke realizuar trajnim për ndërtimin e urave Ushtarake “ Mabey Johnson” për Xhenierët nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë( FARSH).
Trajnimi është duke u bazuar në marrëveshjet bilaterale në mes dy ushtrive në fushat e interesit të përbashkët, në ngritjen dhe avancimit e kapaciteteve ushtarake.
Atasheu i ushtarak nga FARSH, Kolonel Beqir Tafili sot së bashku me KOMRXH OF4 Agron Xhekaj kanë vizituar ushtarakët gjatë realizimit të trajnimit, ku dhe theksuan rendësin e mbështetjes së përbashkët në mes dy forcave.