Më shumë se për program e plane, disa politikanë po shpenzojnë për të blerë pëlqime e reagime në rrjete sociale.
Diçka e tillë për ekspertët e kësaj fushe bëhet për disa qëllime, kryesisht negative që çojnë deri tek përçarja mes njerëzve.
Sipas ekspertit të rrjeteve sociale, Diamant Bajra këto platforma edhe blihen, madje me çmim shumë të vogël.
Për këtë situatë, partitë politike në media sociale kanë akuzuar njëra-tjetrën. .
Klani ka kërkuar detaje nga policia nëse për këto raste është duke u hetuar dikush apo nëse është arrestuar, por nuk ka marr përgjigje deri në realizimin e kronikës.
Për më shumë kronika më poshtë:














